Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut
Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt mendjes, dijes, kulturës dhe traditës sonë shpirtërore dhe atdhetare.
Le të rrojnë me vlera të pafunda mësuesit tanë, ashtu siç nuk sosen kurrë vlerat e dijes dhe arsimimit.
Zoti i Madh e ka lartësuar dijen duke e urdhëruar njeriun që të mësojë dhe të lexojë. Kurse atë që mëson vetë dhe i mëson të tjerët, e ka nderuar edhe më shumë, e ka ngritur në shkallë të larta të respektit.
Nga zemra, urime dhe kurrë mos u harroftë vepra juaj, mësues të shtrenjtë!
GËZUAR 7 MARSIN – DITËN KOMBËTARE TË MËSUESIT!
Mehas Alija
Kryetar i UBISHZ
Artikujt relevant