Revista shqiptare „Fjala“
Es-selamu alejkum
Revista shqiptare „Fjala“
I nderuar imam, kryetar dhe të nderuar anëtarë të kryesisë. Në duart tuaja keni nr. 1 të revistës shqiptare „Fjala“. Më lejoni që me pak fjalë t`ju njoftoj për qëllimin e ndërtimit të një reviste sikur „Fjala“.
Tani e një kohë të gjatë, kemi filluar përgatitjet për të botuar këtë revistë, e cila shpresoj të jetë në shërbim të popullatës dhe islamit.
Përmes kësaj reviste do të mundohemi të promovojmë vlerat në kulturën shqiptare dhe islame, artin, bizneset, sportin, mënyrën e jetesës së shqiptarëve, si dhe tema të tjera që janë në të mirën e popullit dhe umetit tonë. Gjatë vitit 2013, pritet që „Fjala“ të botohet katër herë. Do të shpërndahet në tërë territorin e Zvicrës dhe ajo që është më e rëndësishme në këtë rast, revista do të jepet falas.
Misioni i çdo imami, pos tjerash është edhe thirrja e njerëzve në Islam. Metoda e thirrjes në Islam, përmes Fjala-s, mund të jetë shumë efikas. Popullata e gjerë do ta pranoj „Fjala-n“ si revistë me tema të përgjithshme, ndërsa mes tyre në çdo numër, do të gjejnë dhe tema me karakter Islam. Në këtë mënyrë ne (imamët), do të kemi mundësi të trokasim edhe në ato dyer, të cilat deri tani i kemi pasur të mbyllura dhe ju e dini se ato dyer janë të shumta.
Besoj se në fund, kam qenë i qartë dhe ju e keni kuptuar idenë e ndërtimit të „Fjala-s“. Neve na takon të punojmë, ndërsa lusim All-llahun xh. sh. që punët tona të na i kurorëzon me sukses.
Ju lus që në bazë të mundësive, t`i shpërndani të gjitha kopjet që ua kam dërguar, dhe nëse e thoni një fjalë të mirë lidhur me abonimin e revistës, do të më ndihmonit shumë. Ju faleminderit.
Me respekt:
Irfan Agushi, themelues
FJALA Revista Shqiptare
Zelglistrasse 6
3608 Thun
Tel. +41(0)79 757 32 27