Tribuna islame në Wetzikon
Falë Allahut të Madhërishëm, mbaroi tribuna me temë: “Dhuna, terrorizmi dhe qëndrimi i Islamit”, e cila u mbajt në Xhaminë e Wetzikonit. Ligjërues kryesor ishte Ferid ef. Zeqiri, imam në Regensdorf, i cili për 40 minuta e elaboroi në mënyrë të shkëlqyeshme temën në fjalë.
Në emrin tim, në emër të kryesisë së xhamisë dhe të xhematit, e falënderoj për pjesmarrje dhe për prezantimin e bukur. Allahu e shpërbleftë me të mira molla Feridin. E falënderoj edhe Shaban ef. Azizin për leximin e bukur që bëri.
Poashtu, u shprehi mirënjohje edhe gjithë atyre të cilët prezantuan në këtë tribunë, Allahu i shpërbleftë.
Në të njejtën kohë, ju ftoj që të dielën e ardhshme, me 15 dhjetor, në kohën e namazit të drekës, të prezantoni në Xhaminë e Wetzikonit, në tribunën e radhës me Fahredin ef. Bunjakun, imamin e Xhamisë së Schwamendingenit, i cili do të ligjërojë në temën: “Kontributi i hoxhallarëve në luftën për çlirimin e Kosovës, dhe dhuna mbi objektet islame”.
Imami i xhamisë së Wetzikonit
Dr. Bashkim Aliu