Tryezë e rrumbullakët në Gjenevë
Tryezë e rrumbullakët në Gjenevë
Kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Mr. Rejhan ef. Neziri, i shoqëruar nga nënkryetari Mr. Nehat ef. Ismaili dhe Rijad ef. Aliu morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Përfaqësimi i myslimanëve të Zvicrës”, të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në Gjenevë dhe nga portali shqiptar Albinfo.ch. Në këtë takim si pjesë e publikut morën pjesë ndër të tjerë edhe disa xhematlinj me kryesinë e xhamisë shqiptare në Gjenevë. Atje më konkretisht u fol për pikat në vijim:
– Kush janë muslimanët e Zvicrës?
– Kush janë bashkëbiseduesit të cilët flasin në emër të muslimanëve të Zvicrës?
– Cilat janë problemet e përfaqësimit që mundemi t’i shtrojmë?
– Cili është komunikimi i instancave fetare që i përfaqësojnë muslimanët e Zvicrës si dhe xhamitë shqiptare, boshnjake dhe turke?
– Si të përmirësohet vizibiliteti i Islamit evropian në Zvicër?
Bisedues në këtë tryezë ishin:
– Christophe Monnot, përgjegjës hulumtimesh, Observatori i Feve në Zvicër, Universiteti i Lozanës
– Rejhan Neziri, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Kreuzlingen
– David Gün, anëtar themelues i Qendrës Kulturore Turke në Moudon (VD) dhe Këshilltar Komunal
– Raphael Pomey, gazetar, “Le Matin”
Moderues ishin:
– Albana Krasniqi, Koordinatore e UPSH
– Bashkim Iseni, Drejtor i platformës albinfo.ch