Dialogu midis feve të shpallura
Dialogu midis feve të shpallura
Prof. Dr. Ahmet Alibashiq
Rezime (përmbledhje)
Ky tekst fillon me supozimin se, për të qenë i suksesshëm dialogu ndërfetar, nevojitet definimi i qartë i përmbajtjes së tij, si dhe veçimi i diskutimeve të vështira teologjike mbi të shpëtuarit e atyre të pluralizmit shoqëror. Ne tekst dialogu definohet si një formë e komunikimit i cili ka për qëllim, që krahas dialogut dhe veprimit, të përmirësojë të kuptuarit dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit midis ithëtarëve të feve të ndryshme për hirë të bashkëjetesës në tolerancë dhe respektim të ndërsjellë. Pastaj identifikohen elementet e tij kryesore (komunikimi i qytetëruar, opinionet e ndryshme, njohja ndërmjet veti, jeta në paqe, respekti i ndërsjellë, toleranca dhe bashkëpunimi në të mirën) dhe “Platëforma për dialog e Bashkësisë Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës”. Në fund, ofrohen një sërë shembujsh nga bashkëpunimit i të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s., me jomuslimanët.
Fjalët kryesore: dialogu ndërfetar, jomuslimanët, ehlu’l-kitab, pluralizëm, tolerancë, paqe, Platëforma për dialog e BI të BeH-së.
Feja (besimi) sipas Kur’anit është historia më e rëndësishme njerëzore. Nga botëkuptimi i përspektivës kuranore, njeriu, para së gjithash, është qenie shpirtërore e fetare. Me besim dhe nëpërmjet tij njeriu ngritet (ngjitet) dhe përçmohet deri në shkallë hyjnore të vlerave. Raporti ndaj Krijuesit, e përmes Tij edhe ndaj prindërve, vetvetes, familjes, njerëzve të tjerë dhe ndaj të gjitha krijesave të tjera të Zotit, të gjalla apo të vdekura qofshin, është masë kryesore e vlerave njerëzore. Besimi është rrugë shpëtimi për njeriun, porse në këtë rrugë janë të mundshme edhe devijimet e mëdha, gjë që historia është dëshmitari më i madh. Në luftë kundër njeriut janë shajtani, pasioni i tij, dhe jo rallë herë edhe njerëzit.
Në mënyrë që t’i ndihmojë, Zoti i premtoi njeriut ndihmë duke e udhëzuar përmes shpalljeve dhe duke i dërguar 124 mijë të dërguarë të Tij. Të rrallë ishin ata që plotësisht patën sukses. Një prej historive të tilla të rralla të suksesshme është ajo e Junusit a.s. (10:98). Nga ana tjetër, kishte prej të dërguarve të cilët nuk patën mundësi të përfitonin qoftë edhe një njeri gjatë misionit të tyre. Për më tepër, edhe atëherë kur pejgamberët e Zotit në fillim kishin sukses, porosia e monoteizmit që sillnin, dalë nga dalë dhe me kohë shtrembërohej. Muslimanët besojnë se Muhamedi, i biri i Abdullahut (571-632), a.s. është i dërguari i fundit për njerëzit nga Zoti, kurse Kur’ani është Shpallja e Tij e fundit. Kur’ani u dërgua atëherë kur të gjitha porositë e mëparshme të Zotit dërguar njerëzve u ndryshuan, ndonëse ekzistojnë gjurmë vërtetësie dhe urtësie tek verzionet e tyre të shkruara që kanë arritur deri tek ne. Pjesa më e madhe e muslimanëve besojnë se shpëtimi i vetëm është të besosh Zotin një, të besosh Muhamedin a.s., si pejgamber, Kur’anin dhe Ditën e llogarisë pas vdekjes. Madje, sipas disave, vetëm dyshimi se kjo rrugë është e vetmja për të shpëtuar është blasfemi (mosbesim). Në të vërtetë, ky nuk është i vetmi qëndrim musliman, mirëpo me siguri është dominues. Në fakt, leximi i zakonshëm, tradicioanl, i Kur’anit dhe Sunetit ofron argumente të bollshme në përkrahje të kësaj pikëpamje.
Lexo tekstin e plotë në PDF.
Nga boshnjakishtja:
Hafiz Mehas ef. Alija
Imam në St. Gallen, CH