17 dhjetor 2017
MANIFESTIM ME RASTIN E DUAS SE HATMES PËR 8 NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË
Dita e Diel ishte një ditë shumë e vecantë për mbarë xhematin shqiptarë të Xhamisë “Dituria“. Në këtë ditë kryesia e xhamisë në bashkpunim me Imamin e palodhshëm Rijad ef. Aliu kishin përgatitur hapsirat e Qendrës për të pritur shumë familje shqiptare; prindër, nëna dhe fëmijë te grupmoshave te ndryshme, të cilët kishin ardhur për të ndarë gëzimin me të afërmit e tyre që sot po kurorëzonin leximin e faqes se fundit te kur’anit, rrespektivisht, këta nxënës te Mektebit te Xhamisë bënë duan e Hatmes.
Xhamia “Dituria“ është një Qendër përplot aktivitete. Ajo është aktive për cdo festë fetare dhe kombëtare. Shquhet për transparencë dhe bashkëpunim edhe me organet e shtetit. Në këtë objekt kanë mësuar shumë nxënës dhe nxënëse, fal punës dhe angazhimit te vazhdueshëm te Imamit te ndëruar Rijad ef. Aliu si dhe kryesisë se rrespektuar, të cilët me mundin dhe angazhimin e tyre te vazhdueshëm kanë bërë një punë kolosale duke bërë që Xhamia “Dituria“ sot të gëzoj një hapsirë jashtëzakonisht te madhe dhe me një interior shumë tërheqës për të gjithë vizitorët.
Këtë vit Xhamia “Dituria“ nxori gjeneratën e tetë me radhë, që nënkupton se për cdo vit mbi dhjetra nxënës përfundojnë mësimbesimin islam dhe leximin e kur’anit në gjuhën e shpallur arabe. Kësaj radhe nuk munguan as emocionet sepse në mesin e nxënësve që po përfundonin leximin e kur’anit ishte edhe plaku Haxhi Sylejmani, i cili kishte kaluar te shtatëdhjetat dhe nga gëzimi në sytë e tij vëreheshin lotët. E kjo tregon më se miri se në këtë qendër vërtetë besimtarët kërkojnë dije, shkencë dhe bëhën te ditur duke mësuar leximin e fjalëve te Allahut Fuqiplotë, mësojnë virtytet e Profetit te dashur Muhamedit alejhisselam, mësojnë sjelljet, moralin dhe përgjegjësitë që kanë karshi familjes dhe vendit ku jetojnë.
Për të gjitha këto te arritura, padyshim se falenderim te vecant meriton Imami Rijad ef. Aliu, i cili që nga muaji maj 2008 kur kishte ardhur për herë te parë në Zvicer, e deri me sot, ai nuk ndalet me aktivitetet e tij për t’i shërbyer komunitetit shqiptar në Gjenevë, edhe pse dikur kjo Qendër me vendodhje ishte në një objekt shumë i vogël dhe të improvizuar në faltore por me kushte shumë te vështira, por aty ku punohet vazhdimisht nuk mungon as suksesi.
I ftuar enkas për të ligjëruar në këtë Manifestim ishte ftuar Imami i Xhamisë se St. Gallenit nga Verein Paradies Moschee, Mr. Feim ef. Dragusha, i cili pasi përshendeti të pranishmit dhe tha fjalë miradije për këto te arritura në xhaminë “Dituria“, të pranishmëve u foli rreth temës “Vlera e njeriut në këtë botë“.
Imami Mr. Feim Dragusha pasi citoi disa ajete kur’anore dhe hadithe profetike, ai për ta elaboruar temën përmendi ndodhinë e cjapit te ngordhur duke aluduar në ndodhinë, e cila kishte ngjarë në kohën e Muahmedit alejhisselam, i cili një ditë prej ditësh kishte dalur në treg për të prezantuar mallin e tij, e që dihej mirë se i dërguari i Allahut nuk tregtonte dhe për t’u treguar sahabëve se cfarë vlere ka kjo botë tek Allahu, Pejgamberi alejhisselam ishte afruar pran një cjapi te ngordhur, i cili kundërmonte në një qoshe te tregut sepse kishte ca ditë që kishte ngordhur përshkak se ishte i semurë, ai i pyeti te pranishmit tri herë për artikullin e tij, derisa sahabët i thanë; O i dërguari i Allahut, edhe sikur te ishte gjallë, ne nuk do ta blenim sepse ky cjap kishte mangësi edhe sa ishte gjallë, e si ta paguajm tani kur ai ka një erë te keqe dhe është i ngordhur? Tregu ynë posedon kushte dhe si rrjedhojë ky nuk i plotëson kushtet tona. Atëherë i dërguari i Allahut iu drejtua shokëve te tij te dashur; “Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, për Allahun kjo botë nuk ka vlerë me shumë se sa ky cjap i ngordhur“ Përmes kësaj ndodhie neve mesojmë se Pejgamberi alejhisselam jetonte me sahabët (shokët) e tij – Allahu qoftë i kënaqur me te gjithë – jo vetëm në xhami, por edhe në sferën e tyre private, duke ua bërë me dije se sado që të jetosh në këtë botë, një ditë do ndahesh prej saj dhe prej me të dashurve që ke, prandaj, përgatitu për ditën kur nuk do te vlej as pasuria e as fëmijet.
Përvec kësaj Imami Dragusha foli edhe rreth rëndësisë se xhamisë dhe i motivoi te pranishmit që t’i duan shtëpitë e Allahut (xhamitë), ndërsa për rëndësinë e kur’anit nuk foli shumë duke thënë se kjo ditë tregon më se miri se këta nxënës e kanë kuptuar vlerën e leximit dhe mësimit te kur’anit.
Në këtë Manifestim te bukur nuk munguan edhe voglushat e xhamisë, të cilët edhe pse ishin te vogël nga mosha, ata na freskonin me poezi dhe vargje te ndryshme duke iu bërë thirrje rinisë që te ruhen nga dukurit negative dhe t’i kthehen xhamisë, se vetëm aty mund ta gjejnë shpetimin.
Në fund të ligjeratës, Magjister Feim Dragusha falënderoi të gjithë kontribuesit që kanë ndihmuar për Xhaminë “Dituria“ e cila lirshëm mund te quhet edhe Bukuroshja e Gjenevës, sepse kjo Qender e ka hijeshuar edhe qytetin në fjalë, i cili brenda vitit vizitohet nga miliona turistë nga vende te ndryshme te botës.
Nxënësit të cilët përfunduan leximin e 600 faqeve te kur’anit dhe u pajisen me Diploma janë:
1. Sylejman Mehmeti
2. Mentor Arifi
3. Besim Arifi
4. Senad Berisha
5. Avni Bytyci
6. Arsim Sylejmani
7. Xhemajl Kajolli
8. Kenan Kajolli
Imami dhe Kryesia e xhamisë të gjithë studentëve u ndau nga një sexhade me pamje te xhamisë, një sovenier gjithashtu me logo te xhamisë dhe një shallë, e cila simbolizonte kur’anin, duke u lutur që te gjithë te jetojnë me mesimet kurânore, ndërsa Imami Dragusha kishte sjellur librin e xhamisë “Vjetari 2013-2014“.