Në mbrëmjen e së hënës, 18.12.2017, në xhaminë e Regensdorfit u mbajt mbledhja e parë e kryesisë së UBISHZ-së. Në këtë takimi, përveç kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë, morën pjesë edhe kryetari dhe nënkryetari i kuvendit, h. Abdullah Mustafa dhe h. Ylber Shahini.
Në këtë mbledhje, u bë konstituimi i posteve si në vijim:
1. Hfz. Mehas ef. Alia – kryetar
2. Dr. Bashkim Aliu – nënkryetar
3. Enes ef. Koshi – sekretar
4. Rijad ef. Aliu – anëtar
5. H. Ismail Ademi – anëtar
Detyrën e arkëtarit do ta vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar, Fahredin ef. Bunjaku.
Kurse mbeti që në ditët në vijim të kërkohet nga kryesitë e xhamive anëtare në UBISHZ-së të ofrojnë edhe dy anëtarë të rinj për në kryesi, një arkëtar/kontablilist dhe një zëdhënës për media.
Në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera që kishin të bënin me agjendën dhe konsolidimin e brendshëm të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër.