Pastrimi me ujin e kanalizimeve pas filtrimit
Akademia e Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame-Meke: Sesioni i njëmbëdhjetë
VENDIMI I PESTË
I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut Nji, përshëndetjet, paqa dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame, në seancën e tij të njëmbëdhjetë, të mbajtur në Meke El-Mukerreme prej ditës së Diel 13 Rexheb 1409h që përputhet me datën 19 Shkurt 1989 të kalendarit Gregorian deri në ditën e diel 20 Rexheb 1409 që përputhet me datën 26 Shkurt 1989 të kalendarit Gregorian, e shqyrtoi pyetjen e parashtruar për dispozitën e ujit të kanalizimeve pas filtrimit: a lejohet që të merret abdes dhe gusëll me këto ujëra? Dhe a lejohet të eliminohet papastërtia me këto ujra?
Pas konsultimit me ekspertë muslimanë të drejtë, besnik dhe të fjalës, të cilët shpjeguan se filtrimi i ujit bëhet duke e larguar papastërtinë e tij në katër faza: shtresimi, ajrosja, vrasja e bakterieve dhe sterelizimi me klor, e me këtë gjë më nuk u ngelet gjurmë papastërtive: në shije, ngjyrë dhe aromë, Këshilli miratoi sa vijon: Uji i kanalizimeve kur të pastrohet përmes mënyrave të përmendura apo tjera të ngjashme, dhe papastërtisë nuk i ngelet gjurmë në shijen, ngjyrën dhe aromën e ujit, uji bëhet i pastër dhe lejohet të përdoret për pastrim dhe abdes e gusëll. Kjo, bazuar në rregullën juridike e cila konfirmon se: Uji i cili është në sasi të madhe, nëse në të bie papastërti, ky ujë pastrohet nëse eliminohet prej tij kjo papastërti duke mos i ngelur asaj gjurmë në ujë. Allahu e di më së miri.
Bekimi i Allahut dhe paqa e përshëndetjet e shumta qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.
Falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah Omer Nesif.
SEKRETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM
Dr.Talal Omer BaFekih.
Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Dr.Bekër Ebu Zejd (e kundërshton këtë vendim për arsyetimin në vijim), Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan (përmbahet nga dhënia e mendimit), Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Dr.Jusuf El-Kardavi, Muhammed Reshid Kabbani, Muhammed Esh-Shadhli, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud, Muhamed Mahmud Es-Savaf.
Në këtë séancë nuk morrën pjesë: shejh Salih Uthejmin, shejh Mebruk Mes’ud El-A’vadi, shejh Ebu-l-Hasen Ali El-Hasenij En-Nedvij, shejh Hasenejn Mahluf dhe Muhamed Shit Hattab.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu