Xhamia e Bardhë – Aarburg dhe kremtimi i festës së 28 Nentorit
Publikuar me: 30 Nentor, 2015
Kësaj rradhe festa e 28 Nëntorit në Aarburg të Zvicërs kremtohet dhe manifestohet përmes sportit dy ditë rradhazi duke tubuar rininë shqiptare dhe zvicrane në Aarburg të Kantonit Aargau, përkatësisht 25 ekipe fudbolli me gjithësej 250 lojtarë të regjistruar përmes këtij evenimenti sportiv shënuan festën kombëtare të 28 Nëntorit.
Xhamia e Bardhë Aarburg për të tretën herë radhazi organizon turnir tradicional ne fudboll të vogël në sallë, por kësaj rradhe ishte më impozante, shkaku i cilësisë së lartë të demonstruar të fudbollit dhe kualiteteve që posedonin rinia shqiptare të cilët shumica e tyre janë pjesë e klubeve zvicerane që garojnë në rangje të ndryshme.
Pjesmarrës në këtë turnir ishin rinistë të xhamive shqiptare, qendra kulturore, asocioacione rinore, me fjalë tjera pjestarë të të gjithë nacioleteve të ndryshme të cilët për dy ditë u shoqëruan së bashku, përkatësisht më 29/30 Nëntor 2015, të cilët dhuruan spektakël të vërtetë gjatë zhvillimit të këtij evenimenti sportiv.
Në emër të kryesisë së Xhamisë dhe stafit organizativ falendojm publikisht të gjithë donatorët, pjesmarrësit dhe mbështetësit e këtij evenimenti sportiv pa të cilët organizimi i këtij evenimenti nuk do të kishte bukurinë e duhur.
Ju Faleminderit!
Kryetari i Xhamisë së Bardhë – Aarburg
Bashkim Shabani