TRIBUNA FETARE NË XHAMINË XHENETI
Njeriu: Roli, Rëndësia dhe Përgjegjësitë e tij në Islam
Publikuar me: 23 Dhjetor, 2015
Të shtunën mbrëma, gjegjësisht me datën 19. Dhjetor 2015, patëm kënaqësinë që për mbarë xhematin shqiptarë dhe në një ambientë të mrekullueshëm të ligjëroj Mr. Sci. Driton Morina, një njohës i mirë i islamit dhe magjistër në Shkencat e Komparacionit Fetar (Comparative Religions), i cili aktualisht shërben si Imam në Salzburg të Austrisë.
Ligjërata ishte shumë e rëndësishme dhe tërheqëse, pasi që ligjëruesi bëri një shpjegim të shkëlqyer rreth rolit te njeriut në këtë botë dhe përgjegjësitë e tij në islam.
Në këtë Tribunë Fetare, kryetari i xhamisë Rexhep Rama, prezantoi listën e të gjithë atyre që kanë ndihmuar xhaminë “Xheneti“ në manifestimin e mbajtur në muajin Maj 2015, ku u tubua një shumë prej 100 mijë frangave zvicerane, ndërsa Adem Alimi bëri shpërndarjen e mirënjohjeve.
Xhamia e “Xhenetit” e cila gjendet në rrugën e Xhenetit (Paradiesstraße), e që në fakt, gjendet në mes të dy Kishave, vërtetë po bëhet përditë e më tepër shembull se si duhet të ndiqet rruga për në Xhenet. Zoti fuqiplotë i shtoftë, begatoftë, i bashkoftë dhe u dhëntë sa më shumë sukses të gjithë atyre që përpiqen ta ofrojnë safin, të bashkojnë zemrat e mendjet për një rrugë të paqes e angazhimit pozitiv në këtë botë si dhe pastrimit, pendimit e shpëtimit në botën tjetër.
Vërtetë ndihem krenar dhe madhështor me Mr. Sci. Fehim Dragusha, një imam dhe aktivist i dalluar i kohës, xhematin e tij dhe të gjithë aktivistët tjerë që po bëjnë çmos që islami, ashtu siç është mesatar dhe aktual, të zë vend edhe në shtetet më të modernizuara siç është Zvicra. Allahu na drejtoftë e na bashkoftë të gjithëve. Na bëftë të unifikojmë zemrat, synimet dhe shtigjet e angazhimit që të jemi në shërbim të Islamit. Fe e paqes së vërtetë, përmes se cilës qetësohen zemrat, fisnikërohen shpirtrat dhe kënaqet brendia e njeriut, shtoi ndër te tjera Mr. sci. Driton Morina.
‘Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.” (Teube, 105)
Në fund, kryesia e xhamisë shtroi një darkë për të gjithë mysafirët që kishin ardhur për t’na nderuar, si; Imam Remzi Halimi me kryesinë e xhamisë Sunnah nga Schliereni. Imam Enes Koshi me kryesinë e tij nga xhamia Al-Shems nga Rebsteini. Imami ndihmës Saubi Zeqiri, Kryesia e xhamisë se Ravensburgut dhe Ensar Sylejmani, i cili me ilahit e tij emocionoi mbarë xhematin.
Lusim Allahun e Madherishem që t’na takoj përseri në tubime dhe manifestime te tilla, të cilat vërtetë janë për bashkimin e zemrave dhe arritjen e kënaqësisë se Allahut fuqiplotë.