UISHZ mbajti kuvendin e V-të të tij dhe zgjodhi kryesinë e re
Publikuar me: 23 Shkurt, 2016
Dje, më 22 shkurt, 2016, ditë e hënë, në objektin e ri të xhamisë “Dituria” të shqiptarëve të Gjenevës, u mbajt kuvendi i V-të me radh i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës (UISHZ). Në këtë takim, fillimisht u raportua nga kryesia e kaluar për aktivitetet e zhvilluara për gjatë vitit të kaluar, duke filluar nga kryetari, nënkryetarët dhe arkëtari i Unionit. Përveç diskutimeve dhe shqyrtimeve të projekteve të reja, gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e re.
Me propozim të kryetarit të Kuvendit, hoxhë Fahrudin Bunjakut, dhe me përkrahjen e të gjithë të pranishmevë, detyrën e kryetarit të Unionit e vazhdoi edhe për dy vite të tjera, kryetari i aktual, Mr. Nehat ef. Ismaili.
Kurse anëtarët e tjerë rë rinj të kryesisë së Unionit janë:
Nënkryetarë: Enes Koshi dhe Rijad Aliu
Sekretar: Hfz. Mehas Alija
Arkëtar: Fahrudin Bunjaku
Kryetar i kuvendi: Dr. Bashkim Aliu
Nënkryetar i kuvendit: Sadat Sulejmani
Kurse këshillin mbikëqyrës e përbëjnë:
Taxhedin Misimi, Bunjamin Azizi dhe Abdulkerim Sadiku.
Kryetari i Unionit, Mr. Nehat Ismaili, falënderoi përzemërsisht anëtarët e vjetër të kryesisë për angazhimin dhe punën e tyre në këtë organizatë, dhe njëkohësisht iu uroi mirëseardhje anëtarëve të rinj, duke shpresuar në një bashkëpunim më të ngushtë, të sinqert dhe produktiv.
Takimi përfundoi me një darkë të orgnizuar nga xhamia nikoqire, xhamia “Dituria”, me ç’rast pas faljes së namazit të jacisë, të gjithë imamët e pranishëm u përshëndetën me njëri-tjetrin, për tu takuar, inshallah, në ndonjë rast tjetër, me ndonjë aktivitet tjetër të radhës.
Unioni i Imamëve Shqiptarë është organizatë që në gjirin e saj ka rreth 30 imamë të xhamive shqiptare, nga rajone të ndryshme të Zvicrës, ndërsa kryesia e re është e treta me radhë që nga themelimi i kësaj organizate.
Ajo që ia vlen për fund të theksohet është projekti i radhës, i paraparë për t’u realizuar në një të ardhme të afërt, e që është botimi i përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, me përkrahje dhe mbështetje të UISHZ-së, i cili do të shpërndahet falas. Shpresojmë që me ndihmën e Allahut xh.sh. kjo të realizohet siç është më së miri.