Në Zvicër, shtatëdhjetëvjeçarja bëri hatme Kuranin
Publikuar me: 1 Mars, 2016
Më datë 27.02.2016 në Xhaminë e Bardhë Aarburg, në një ambient impozant u u mbajt manifestimi madhëshor me çrast 18 gra të moshuara përfunduan leximin e Kuranit që njëherazi janë gjenerata e parë e grave në këtë xhami. Me rëndësi të veçantë duhet nënvizuar faktin që prej tyre 9 zonja, e që mosha e tyre shtrihet nga gjashtëdhjetë vite deri në shtatëdhjetë vite, ndërsa zonjat tjera janë të moshës së mesme.
Këto zonja, fillet e para të mësimbesimit islam mbi leximin e Kuranit zyrtarisht i filluan para dy viteve e gjysmë nën udhëheqjen e hafizes së nderuar hfz.Nakie Ismaili dhe teologes znj.Elfete Sinani.
Larmishëmëria e programit në të cilin përfshiheshin lexim kurani, këndim ilahish dhe poezish, si dhe dy fjalimet nga dy teologet për momentin më të spikatura në Zvicrër, hfz.Zelije Sulejmani-Bunjaku dhe hfz.Emine Sopi i dhanë peshë këtij evenimenti islam me theks të veçantë edhe fjalimet e dy teologeve të cilat u fokusuan në vlerat dhe rëndësinë e mësimit të kuranit.
Në kësi ambienti impozant nuk mungonin as lotët nga gëzimi i madh si rrjedhojë e asaj që reprezentohej kur kihet parasysh fakti se në mesin e grave që bënë hatme kuranin kishte plaka të shtyra në moshë që kishin arritur moshën 70 vjecare.
Leximi i tyre i kuranit ishte mbresëlënës, këndimi i ilahive në grup dhe recitimi i poezive ishte për çdo lavdatë që njëherazi ishte një mesazh i qartë që Libri i Allahut akoma ka rojtarët e vet në tokë, pavarësisht moshës së shtyrë të tyre.
Duke lutur Zotin Lavdiplotë më një lutje: O Zot bëna neve , familjet tona dhe pasardhësit tanë prej shërbëtorëve dhe hyzmeqarëve të kësaj feje si dhe prej atyre që e falin namazin .
O Zot na falë neve, prindërit tanë dhe të gjithë myslimanët në atë ditë kur do të bëhet llogaria përfundimtare.
Bashkim Shabani, Kryetar