E diel, 28 gusht 2016, në xhaminë El-Hidaje të qytetit të St. Gallenit në Zvicër u organizua duaja dhe përurimi i haxhinjve të sivjetshëm. Pjesëmarrës në këtë ceremoni duaje ishin, përveç xhematit të zakonshëm, edhe mysafirë dhe familjarë të trembëdhjetë haxhinjve të ri, 7 bura dhe 6 gra.
Programi filloi menjëherë pas faljes së namazit të drekës, me ç’rast xhematliu i vyer, Halil Aalili, hapi programin me këndimin e një asheri, ndërsa haxhi Burim Berisha e pasoi me këndimin e një ilahije kushtuar pikërisht vlerave të haxhit dhe mallit për Muhammedin a.s.
Ndërkohë imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija mbajti fjalën e rastit, duke u fokusuar tek vlera dhe madhështia e Haxhit dhe ndikimi i tij në jetën e besimtarit.
Fjalë përshëndetëse me plotë këshilla, pati edhe hoxha i nderuar, Mr. Amet ef. Memeti, i cili u fokusua gjithashtu te ndikimi i Haxhit, si dhe në zgjimin dhe rilindjen e madhe që shkakton ai si adhurim.
Këtë takim e nderoi shumë edhe imami i përkohshëm në xhaminë e Rorschahut, Mr. Nashit ef. Ferati, i cili këndoi një pjesë nga Kur’ani famëmadh.
Programi përfundoi me prezantimin e haxhinjve të sivjetshëm, të cilët kërkuan falje dhe hallallëkun e shokëve, miqve dhe xhematit prezentë.
Në fund, imami i xhamisë, bëri edhe duanë e haxhit.
Pas mbarimit të programit fetar, mysafirët dhe xhematlinjtë patën rastin të shijojne edhe drekën e organizar enkas për këtë evenimet të rallë fetarë në këto anë.