Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut
Publikuar më: 18 shkurt, 2017
Kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ), Nehat Ismaili, me ftesë të ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mori pjesë në eventin e organizuar me rastin e kremtimit të 9-të vjetorit të pavarësisë dhe shtetformimit të Republikës së Kosovës.
Në këtë event, kryetari i UISHZ-së takoi shumë personalitete të rëndësishme të sferës së kulturës dhe publicistikës me të cilët u shkëmbyen ide për një bashkpunim të ngushtë në të ardhmen në promovimin e vlerave, të dialogut ndërfetar dhe humanizmit në përgjithësi.
Me këtë rast, në një takim të shkurtër, kryetari i UISHZ-së, falenderoi Ambasadoren Nazane Breca, për konstruktivitetin e saj dhe konsideratën ndaj UISHZ-së dhe njëherazi i ritheksoi që UISHZ-ja si çdo herë është e gatshme për bashkpunim në të gjitha sferat për afirmimin e vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shqiptarëve në Zvicër.
Fahrudin Bunjaku, antar i kryesisë së UISHZ-së dhe Bashkim Shabani, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptaro- Zvicërane (XHBA) ishin pjesë e delegacionit të UISHZ-së në këtë event madhështor.
Artikujt relevant