Aarburg, Zvicer
31.08.2017
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër shfrytëzon nga rasti që të gjithë besimtarëve muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër t’ua urojë festën e Kurban Bajramit.
Urojmë që kjo festë të jetë një stimulim i ri për manifestimin e vlerave universale, dashurinë për njëri tjetrin, humanizmin, tolerancën dhe paqen. Përkujdesi për të varfrit, jetimët, të pastrehët, përforcimi i lidhjeve farefisnore dhe harmonia familjare janë vlera sublime që duhet të jenë prioriteti i të gjithëve sidomos gjatë ditëve të festës së kurbanit ( festës së sakrificës).
Urojmë dhe lutemi që ndër shqiptarët, ku do që janë, të mbretërojë dashuria, harmonia dhe toleranca.
Gëzuar festën e Bajramit të Kurbanit!
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Kryetar, Nehat Ismaili