Të ndëruar pjesëmarrës, ju përshëndesim duke e lutur të Madhin Zot për një mirëqenje sa ma të mirë për mbarë njerëzinë.
Të ndëruar të pranishëm, kam nderin dhe jamë i previlegjuar që në emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve udhëheqëse të saj dhe në emrin e myftiut Tërnava të ju përshëndes dhe uroi për organizimin e këtijë evenimenti shumë me rëndësi për popullin tonë shqiptar. E them këtë duke patur parasysh se numri më i madh i popullatës tonë shqiptare u larguan nga vendëlindja e tyre si rrezultat i represionit, dhunës, diskriminimit e gjenocidit të ushtruar ndaj tyre nga regjimet serbe. Ne falenderojmë, përshëndesim e urojmë autorin e librit Dr. Nusret Pllana për punën kalosale që bëri dhe po bënë me projektin e tij, duke paraqitur dhe dëshmuar edhe me foto autentike dhunën, masakrat, terrorin, helmimet, gjenocidin dhe shfrenimet shtazarake individuale e institucionale të vazhdueshme të pushtuasve serbë ndaj shqipëtarëve për një shekull e gjysmë në librin “Terrori i Serrbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999 “.
Ky libër ka vlera të shumëfishta:
Libri hedh poshtë gënjeshtrat serbe dhe propagandën antishqiptare, se shqiptarët nuk janë autoktonë dhe hedhë poshtë se Kosova ka qenë dhe duhet të mbetet pjesë e Serbisë.
Ky libër dëshmon gjenocidin dhe dhunën shekullore serbe ndaj shqiptarëve dhe njofton botën për këto dhe të këqijat të papara të ushtruara ndaj popullit shqiptarë.
Libri në fjalë me këto të dhëna dhe i përkthyer në shumë gjuhë të botës, arsyeton luftën për liri e mbijetesë të shqiptarëve, arsyeton ndihmën e aleatëve për çlirimin e Kosovës, formimin e shtetit të Kosovës si dhe njohjen dhe mbështetjen e shtetit të Kosovës dhe popullin e saj.
Të nderuar të pranishëm unë vetëm mund të përshëndesë z.Nusret Pllanën dhe uroi në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emër të komunitetit shqiptar musliman si në vendlindje poashtu edhe në mërgatë për një punë madhore që do i kishte takue për ta bërë Akademia e Shkencave të Kosovës. Urime edhe një herë.
Të ndëruar pjesëmarrës, ne përshëndesim dhe urojmë gjithashtu edhe organizatorët për promovimin e këti libri shumë me rëndësi për popullin tonë. Unë mendoi se qëllimi i promovimit të librit ” Terrori i Serrbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999″ të autorit Dr.Nustet Pllana është: që mos të harrohet e verteta historike e popullit tonë shqiptarë nëpër shekuj e kursesi për ndonjë llojë hakmarrje. atëherë urime dhe ju përgëzoi ju Kryesi e ndëruar e xhamisë “Xheneti” këtu në St. Gallen të Zvicrës, xhematin dhe të gjithë ata që kontribuan rreth organizimit dhe ndihmës së ofruar, e në veçanti urojmë dhe përgëzojmë imamin e nderuar z. Fehim Dragusha, i cili po bënë një punë të pa lodhshme këtu në St. Gallen por jo vetëm, Imami i ndëruar Dragusha bënë aktivitete në mbarë Zvicren dhe me gjerë edhe në shtetet e Europës, si në rrafshin kombëtar edhe atë njerëzor.
Deshiroi të porosisë edhe imamët e qendrave të tjera që të ndjekin rrugën e imamit të xhamisë “Xheneti” që t’i mundësojnë Autorit të librit Nusret Pllana “Terrori i Serrbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999“ promovimin edhe në Qendra të tjera dhe njëherit përhapjen e të vërtetës për terrorin serbë të ushtruar me shekuj ndaj Popullit Shqiptar.