Apel për peticion
Publikuar më: 08. prill 2014
Drejtuar: Qendrave Islame në Diasporë
Lënda: Letër përcjellëse
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, organizon peticion si shprehje demokratike për mospajtimin tonë dhe indinjatën ndaj politikës diskriminuese që shteti e ushtron ndaj kësaj bashkësie.
Obligohen Qendrat Islame në shtetet perëndimore që duke filluar nga 01-08 gusht 2011 (pra, prej të xhumasë deri në xhumanë vijuese), të mbledhin nënshkrimet e çdo anëtari të saj, duke i shënuar të gjitha të dhënat që gjenden në formularin e peticionit.
Peticioni ka shumë rëndësi për të ardhmen e vakëfit por edhe çështjeve tjera që lidhen me funksionimin e BFI-së dhe organeve të saj, prandaj nga ana Juaj kërkohet angazhim serioz.
Allahu e shpërbleftë mundin tuaj