Trajnimi i imamëve dhe mësuesve për edukatë islame në Evropën Juglindore
Më 21-24.10.2011 në Prishtinë u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Trajnimi i imamëve dhe mësuesve për edukatë islame në Evropën Juglindore”, e organizuar nga Instituti i Pedagogjisë Fetare Islame (Fakulteti i Filozofisë dhe Pedagogjisë pranë Universitetit të Vjenës)në bashkëpunimme Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Në këtë konferencë morën pjesë 32 referues nga gjithsej 24 shtete.
E premte, 21 tetor 2011
Në ceremoninë e hapjes të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse:
– Fahrush Rexhepi, në vend të myftiut Naim ef. Tërnava, i cili ishte nisur për në haxh
– Mujë Rugova, rektor i Universitetit të Prishtinës
– Johann Brieger, ambasador i Austrisë në Kosovë
– Ednan Aslan, udhëheqës i Institutit të Pedagogjisë Fetare Islame, Fakulteti i Filozofisë dhe Pedagogjisë, Universiteti i Vjenës
– Qazim Qazimi, dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë
Seanca e parë
Në seancën e parë që filloi para dite aty kah ora 11.30, nën drejtimin e moderatores Besa Ismaili Ahmeti, pedagoge në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, nga ana e referuesve të pranishëm u mbajtën kumtesat në vijim (secila mesatarisht nga 15 min):
“Identiteti fetar dhe globalizmi”, Qazimi Qazimi, dekan i FSI në Prishtinë,
“Edukimi fetar në Shqipëri – Rasti i Medresesë së Tiranës në mes viteve 1924-1964 dhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme”,Bayram Karcınga Universiteti Bedër në Tiranë,
“Edukimi islam në Maqedoni”, Muhamed Ali nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup,
“Statusi i imamit dhe pozita e tij në të kaluarën dhe tani – me fokus në territoret shqiptare”,Xhabir Hamiti nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë.
Seanca e dytë
Pas namazit të xhumasë u zhvillua seanca e dytë me këta referues e kumtesa, nën moderimin e Zoltan Sulok nga Bashkësia e Muslimanëve në Hungari:
“Statusi i imamëve në Bosnjë dhe Hercegovinë”,Dr. Mustafa Hasani nga Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajevë,
“Roli dhe rëndësia e xhamisë në bashkësinë islame”,Dr. Muamer Zukorlić, Myfti i Sanxhakut,
“Trajnimi kroat për imamë dhe profesorë të edukatës islame në Evropë”, Dr. Aziz Hasanović, Meshihati i Bashkësisë Islame në Kroaci,
“Dawah (Thirrja) në shoqërinë botërore me ndryshime të vazhdueshme – sfidat e reja në punën e imamëve”, Omer Kajoshaj nga Bashkësia islame në Mal të Zi,
“Trajnimi i imamëve dhe mësuesve fetarë në Bullgari”, Sefer Hasanov nga Instituti për Studime të Larta islame në Sofje, Bullgari,
Diskutime…
Pauzë…
Seanca e tretë
Në pasditen e vonshme të së premtes, nën moderimin e Eileen M. Daily nga Universiteti Loyola në Çikago, u referuan kumtesat vijuese:
10. “Praktikat për avancimin profesional të imamëve dhe mësuesve të edukatës islame në Austri”, Vahidin Behluli nga Unioni i Muslimanëve Shqiptarë në Austri,
11. “Trajnimi i imamëve dhe shkollimi i lartë në Francë”, Samim Akgönül nga Universiteti i Strasburgut, Francë,
12. “Trajnimi i imamëve në Evropë: sfidat e përgatitjes së një programi të unifikuar, Universiteti i Leidenit si një rast për t’u studiuar”, Mohammad Ghaly nga Universiteti i Leidenit, Holandë,
13. “Edukimi për një profesion të vjetër në një kontekst të ri: Programi i Universitetit “Inholland” për trajnimin e imamëve në Holandë”, Johan Meuleman nga Universiteti Inholland, Holandë,
14. “Trajnimi i imamëve dhe mësuesve të edukatës islame në Zvicër midis nevojës reale vendore dhe frikës së importuar”, Rejhan Neziri, imam dhe mësues i edukatës islame nga Zvicra,
Diskutime…
E shtunë, 22 tetor 2011
Seanca e katërt
Nën moderimin e Dr. Ednan Aslan, me fillim nga ora 09.00, u zhvilluan kumtesat e mëposhtme me referuesit:
15. “Përgatitja dhe trajnimi i imamëve në Rusi duke marrë si shembull Tataristanin”, Said Shagaviev nga Universiteti Islam i Rusisë,
16. “Modeli evropian i Islamit në Dobruxha”, George Mircea Botescu nga Universiteti i Bukureshtit,
17. “Edukimi islam në shoqëritë moderne është në kushte minoritare”, Rustam Gafuri, zv. myfti i Ukrainës,
18. “Statusi legal i minoritetit musliman turk në Trakinë Perëndimore, Greqi: Situata e tanishme në fe dhe besim dhe aktivitetet e myftiut të Komotinit”, İbrahim Şerif, myfti i Komotinit, Greqi,
19. “Trajnimi i imamëve dhe i mësuesve të edukatës islame në Turqi”, Şeyma Arslan nga Universiteti i Stambollit,
Diskutime…
Pauzë
Seanca e pestë
Nën moderimin e Ali Yurtsever nga Niagara Educational Services (SHBA), u mbajtën kumtesat në vijim:
20. “Trajnimi i alimëve muslimanë (imamëve) dhe mësuesve në Mbretërinë e Bashkuar: sfidat dhe e ardhmja”, Abdullah Şahin nga Qendra për Mendim dhe Praktika Edukative Islame, Angli,
21. “Trajnimi i imamëve e mësuesve për edukatën islame në Belgjikë”, Yacob Mahi nga Universiteti i Strasburgut, Francë,
22. “Qendrat për trajnimin e imamëve në Spanjë”, Juan Ferreiro Galguera nga Universiteti A Coruña, Spanjë,
23. “Reflektime rreth rolit të trajnimit të imamëve dhe mësuesve muslimanë për Evropë”, Jørgen S. Nielsen nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë.
Diskutime…
Pauzë
Seanca e gjashtë – Prezantimi i studiuesve të rinj
Moderatore: Zsofia Windisch
24. “Raporti ndërmjet imamëve dhe adoleshentëve”, Kevser Muratović magjistruese në departamentin e Pedagogjisë pranë Universitetit të Vjenës, Austri,
25. “Implementimi i standardeve të kualitetit – një mundësi e mirë për avancimin e edukimit islam në Kosovë”, Ilire Halimi Poniku, magjistruese në Pedagogjinë Fetare Islame, U. i Vjenës,
26. “Imamët në shoqëritë perëndimore – pse aftësitë e komunikimit kanë rëndësi po aq sa njohuritë fetare për të ardhmen e imamëve të Kosovës?”, Jeton Mehmeti, analist politikash pranë Institutit për Studime të Avancuara “Gap”, Prishtinë,
“Gratë kosovare dhe xhamia”, Besa Ismaili Ahmeti, FSI në Prishtinë,
“Nevoja për vlerësimin e trajnimit të imamëve në Pakistan”, Muhammad Nadeem nga Pakistani
Diskutime…
Vizitë e ekspozitës “Familja Bogujevci/Histori Vizuale” rreth rënies dëshmor të familjes Bogujevci të Podujevës më 28 mars 1999 – Galeria e Arteve E Kosovës në Prishtinë…
E diel, 23 tetor 2011
Seanca e shtatë
Nën moderimin e Abdullah Şahin u mbajtën edhe kumtesat e fundit të kësaj konference:
29. “Kompetenca Shpirtërore – një term i ri kyç për kishat protestante në vendet gjermanofolëse”, Martin Rothgangel nga Universiteti i Vjenës,
30. “Formimi i edukatorëve fetarë katolikë në Shtetet e Bashkuara”, Eileen M. Daily nga Universiteti Loyola i Çikagos, SHBA,
31. “Statusi dhe analiza e zhvillimit profesional të imamëve në Pakistan”, Muhammad Naeem Mohsin nga Universiteti i Pedagogjisë, Lahor,
32. “Roli i imamëve (predikuesve fetarë) dhe trajnimi i tyre në Amerikë”, Ali Yurtsever nga Niagara Educational Services, SHBA.
Diskutime…
Pauzë
Përmbledhje dhe përfundime