Në 88 vjetorin e lindjes së shejhut tonë të madh Imam Jusuf el-Kardavi
– Jusuf el-Kardavi i lindur me 09-09-1926
– Shejh Jusuf el-Kardavi sot përfaqëson dijetarin dhe juristin më të madh islam sunit në botë.
– Shejh Jusuf el-Kardavi ka kontribuar me shkrimet e veta në shumë shkenca, ku do të mund t’i theksojmë fushat vijuese:Fikhi, Usuli Fikhu,, Tefsiri, Akaidi, Ekonomia islame, Thirrja Islame, Mendimi Islam, Familja, Politika, Shteti, etj.
– Për figurën dhe veprimtarinë e Shejh Kardavit janë organizuar simpoziume dhe konferenca për dekorimin dhe gjurmimin e mendimit dhe qëndrimeve të tij juridike. Në këtë drejtim janë publikuar punime shkencore, që nuk është rast me ndonji dijetar tjetër të këtij shekulli.
– Për figurën, mendimin dhe kontributin shkencor të Shejh Kardavit janë mbrojtur tituj shkencor, gjegjësisht disa kanë arritur titullin shkencor magjistër e disa doktor, pikërisht për mendimet e shejh Kardavit në fushën e Fikhut, Usuli Fikhut, Ekonomisë Islame, Thirrjes, etj.
– Shejh Kardavi është një emër i madh dhe respektabil i cili i ka luftuar tiranët dhe nuk është pajtuar me zullumqarët. Ai vazhdon të jetë një shpatë e mprehtë kundër pushteteve diktatoriale arabe, ashtu që ligjëratat, shkrimet dhe komunikatat e deklaratat e shejh Kardavit priten me entuziazëm të madh.
– Shejh Kardavi ka qenë nxënës i dijetarëve të mëdhej të Az’harit dhe dijetarëve të mëdhej të lëvizjes bashkëkohore islame. Kështu, ai i harmonizoi në mendimin e tij parimet juridike dhe kërkesat e kohës, diturinë dhe punën.
– Është udhëheqës dhe themelues i shumë organizatave islame me peshë me karakter ndërkombëtar.
– Është dijetari i parë i cili ende është gjallë dhe që ka arritur të formon nxënës dhe shkollë, dhe shkolla e tij e themeloi lidhjen e cila njihet me emrin “Lidhja e nxënësve të Kardavit”, e cila tubon dijetarë dhe veprimtarë islam nga e gjithë bota.
Është shumë normale se shejh Kardavi është njeri, dhe çdo njeri ka edhe gabime, por, karshi punës që ka bërë për këtë umet, këto gabime janë të padukshme, Allahu na faltë ne dhe atë.
Allah, jepi të mira shejhut tonë, bëne të dobishme diturinë, punën, mundin dhe aktivitetin t ij, dhe bëje prijës së njerëzimit në rrugën e drejtë. Amin.
Përzgjodhi dhe përktheu:
Bashkim Aliu