Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut
28 Nëntori dhe Xhamitë Shqiptare të Zvicrës
Publikuar me: 28 nentor 2014
Kësaj rradhe në Zvicër festa e 28 Nëntorit shënohet duke tubuar rininë shqiptare dhe zvicrane në Aarburg të Kantonit Aargau, përkatësisht 55 ekipe fudbolli me gjithësej 495 lojtarë të regjistruar përmes këtij evenimenti sportiv shënuan festën kombëtare të 28 Nëntorit.
Xhamia e Bardhë Aarburg për të dytën herë organizon turnir tradicional ne fudboll të vogël në sallë, por kësaj rradhe ishte më madhështor dhe pjesmarrja ishte më e theksuar, përkatësisht më 29/30 Nëntor 2014.
Pjesmarrës në këtë turnir ishin rinistë të xhamive shqiptare, qendra kulturore, asocioacione rinore, të gjithë së bashku shqiptar, zviceran, turq dhe boshnjak të cilët për dy ditë u shoqëruan së bashku, përkatësisht më 29/30 Nëntor 2014 me crast dhuruan spektakël të vërtetë gjatë zhvillimit të këtij evenimenti sportiv.
Në emër të kryesisë së Xhamisë dhe stafit organizativ falendojm publikisht të gjithë pjesmarrësit dhe mbështetësit e këtij evenimenti sportiv duke treguar konstruktivitet, mirëkuptim dhe shpirt sportiv.
Ju Faleminderit!
Imami i Xhamisë së Aarburgut
Nehat Ismaili
Artikujt relevant