Aktivitete të njëpasnjëshme nëpër Qendrat Islame në Zvicër
Ky është edhe rasti me reshtët e mi në vijim, të cilët do të mundohen lexuesit t`ia interpretojnë ndjenjat që përjetova në xhaminë e Winterthurës.
18 nxënëse dhe nxënës të veshur si më bukur e të drejtuar nga publiku, që me entuziazëm dëgjonin suret dhe ilahijet nga goja e atyre, që më mendonim se vetëm gjermanisht po flasin e asgjë tjetër. Imami i xhamisë, Ismail ef. Alili, vërtetoi të pranishmëve se fëmija është si kompjuteri, çka të instalosh në të, e gjen.
Në këtë tubim me rëndësi, nuk munguan as mysafirët dhe kolegë tjerë. Në këtë tubim nuk mungoi Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, i cili u përfaqësua nga nënkryetari i saj, mr. Bekim Alimi.
Ai morri fjalën përshëndetëse dhe i uroi fëmijët dhe mësuesin e tyre për angazhimin dhe për suksesin e arritur. Ai veçoi edhe atë se i kishte ra në vesh shqiptimi i bukur i gjuhës arabe që e bënin fëmijët. Të theksohet gjuha arabe me të gjitha elementet dhe aksentët që kërkohen, është mjaft vështirë. Këtë e kupton vetëm ai që e ka mësuar dikur më herët.
Pasi që e kryen duanë e hatmes, fëmijët pranuan dhurata të shumta. Në mesin e këtyre dhuratave, edhe nënkryetari i Unionit iu kishte sjellë me vete nga një dhuratë modeste.
Të pranishmit u luten që mos të largohen, por të mbeten në drekë, që kishin përgatitur dhe ofruar prindërit e këtyre vogëlusheve.
Duke u dashur të kthehem, një person iu ofrua imamit të xhamisë dhe ia tha një fjalë, gjë që më mbeti në vesh edhe gjatë kthimit tim. Ai iu drejtua më këta fjalë: HOXHO, RESPEKT PËR PUNËN, RESPEKT, RESPEKT!