Përurimi i imamit të ri në xhaminë El-Hidaje të St. Gallenit
Më 1 korrik 2012 në formë të shkëlqyer organizative dhe nën ambient festiv, punësohet në Qendrën Islame të St. Gallenit imami i ri dhe kreativ, z. Mehas Alija.
Këtij manifesti i bashkëngjitet një numër i mirë xhematlinjsh, mysafirësh dhe imamlerësh dhe autoritete politike të përfaqësisë së muslimanëve në Zvicër.
Pasi iu dorëzuan mirënjohje për punë të suksesshme anëtarëve të qendrës dhe pasi që u përshëndetën të pranishmit nga ana e kryetarit të qendrës, z. Qemali, iu dha fjala për ligjëratën e ditës, mr. Bekim Alimit, Imamit të xhamisë së Wilit, i cili përfaqësonte edhe Unionin e Imamëve Shqiptarë në Zvicër në cilësi të nënkryetarit.
Ai elaboroi një temë shumë të qëlluar për rastin dhe rrethanat e krijuara për muslimanët në përgjithësi, e ata të Zvicrës në veçanti.
“Një vështrim historik fraksioneve në Islam”
Kjo temë zgjoi interesim te madh te të pranishmit dhe zbuti sadopak tehun e krijuar.
Njerëzve iu bë e ditur edhe për vështirësitë dhe fërkimet që i ka përjetuar Muhamedi a.s. gjatë predikimit të tij.
Në lidhje me rolin e Imamit në shoqëri si dhe obligimet e tij në xhami, foli dr. Hisham Maizar, kryetari i DIGO-s. Ai e prezantoi pozitën e imamit dhe autoritetin e tij në shoqëri si dhe i apeloi xhamisë dhe kryesisë së saj, të kenë bashkëpunim të mirëfilltë me imamin dhe ta bëjnë pjesë së kryesisë e xhamisë.
Edhe imamët dhe kolegët e tjerë e përuruan kolegun e tyre për këtë pozitë dhe i uruan gjithë xhematit shumë sukses.
Me një ëmbëlsirë përfundoi takimi manifestiv.