Dua hatmeje në xhaminë e Regensdorfit, 2012
Dua hatmeje në xhaminë e Regensdorfit
Dita e diel e 24 qershorit 2012, ishte edhe një ditë e veçantë për xhaminë e Regensdorfit. Në këtë ditë u organizua një manifestim me rastin e përfundimit të leximit të Kurani Kerimit nga 8 nxënës. Pas hapjes së programit me ashere që u lexua nga hoxha Qemal Salihu, të pranishmit i përshendeti imami i xhamisë mr. Ferit ef. Zeqiri, ku pas falënderimit të Allahut dhe salevateve mbi Pejgamberin a.s., falenderoi nxënësit për përkushtimin dhe suksesin që kanë treguar gjatë ndjekjes së mësim-besimit, e në veçanti lavdroi sjelljen e tyre shembullore, pastaj falenderoi prindërit dhe të gjithë të pranishmit.
Falënderim të veçantë i shprehu edhe mr. Nehat ef. Ismailit, imam në xhaminë e Aarburgut, njëherazi nënkryetar i Unionit të imamëve shqipëtarë në Zvicër për pjesëmarrjen e tij, i cili edhe pati fjalën e rastit dhe gjithashtu përcolli përshëndetjet e kryetarit të Unionit të imamëve mr. Rejhan ef. Neziri. Programi filloi me leximin e disa pjesëve nga Kurani që kryesisht ishin ajete që flasin mbi vlerën dhe rëndësinë e Kuranit, gjithashtu programi ishte i pasuruar edhe me recitime poezish, ilahi, ajete në arabisht, shqip dhe gjuhën gjermane, këndimi përmendësh i sureve të shkurtëra etj, si dhe ligjërata e rastit që u trajtua nga mr. Nehat ef. Ismaili. Në shenjë mirënjohjeje kryetari i xhamisë haxhi Remzi Sula ndau disa dhurata për nxënësit që kryen hatmen. Së fundi, pas leximit të asheres nga Arsim Ashiku pasoi duaja e hatmes. Prindërit e këtyre nxënësve nderuan të pranishmit me ëmbëlsira…
Për momentin në mektebin e xhamisë së Regensdorfit mësimin islam e ndjekin 80 nxënës.
Nxënësit që kryen hatmen janë:
1. Besnik Saiti
2. Qerim Saiti
3. Armend Saiti
4. Hajrije Saiti
5. Semra Saiti
6. Ajrina Zymberi
7. Jasmina Fetai
8. Arta Thaqi