Dua hatmeje në Gjenevë
Manifestim “DUAJA E HATMES” Gjenevë
Muajin prill shqiptarët në Gjenevë e filluan me përfundimin e hatmes nga nxënësit e xhamisë “Dituria”. Ky manifestim u hap me lexim Kur’ani nga Shkëlzen Hajdari, më pastaj, fjalimin e mbajti imami i xhamisë, Rijad Aliu i cili përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje në këtë manifestim nën moton e Muhamedit a.s., “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe që ua mëson të tjerëve”. Imami i xhamisë u përqendrua kryesisht mbi rëndësinë e mësim-besimit fetar te të rinjtë si dhe në aspektin e përgjithshëm te popullata myslimane.
Ky grup njëherësh është edhe grupi i parë i nxënësve që beri hatme që prej hapjes së xhamisë në muajin maj të vitit 2008. Interesimi për mësim-besim u shtua me ndërtimin e xhamisë. Të vegjlit, të rinjtë dhe personat në moshë të shtyrë ishin ata që i plotësuan hallkat e mësim-besimit në këtë xhami, të cilët mund t’i gjejmë në grupin e parë e të cilët e përfunduan me sukses mësimin e leximit të Kuranit.
Këtë eveniment e begatoi edhe pjesëmarrja dhe prezenca e mysafirëve nga trevat e ndryshme shqiptare. Gjithashtu në pamundësi për të marrë pjesë edhe kryetari i Unionit të imamëve shqiptarë ne Zvicër, Rejhan ef. Neziri, u lëshua një urim në emër të tij nga imami i xhamisë për nxënësit, të pranishmit dhe musafirët tjerë.
Në përmbyllje të këtij programi modest të përcjellur me recitime nga Kurani dhe lutje tjera u organizua edhe nje koktell i begat nga familjaret e femijeve që kryen hatmen pran kesaj xhamie. Nxenesve iu ndan dhurata si motiv për vazhdim në rrugën që kan ndjekur. Ndërsa nxënësit u shpërblyen edhe me nga një komplet librash, përfshirë këtu edhe Kuranin në gjuhën frënge, ata u dekoruan edhe me kurora të përfundimit të mësimit dhe leximit të Kuranit të cilat mbanin mbishkrimin “Urime”.
Burimi: www.mesazhi.com