Letër përshëndetëse ambasadorit të RM, z. Ramadan Nazifit
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
22 prill 2013
I nderuari ambasador i Republikës së Maqedonisë në Zvicër z. Ramadan Nazifi, es-selamu alejkum ve rahmetullah!
Me keqardhje pranuam lajmin për kthimin Tuaj në vendlindje në fund të këtij muaji, pas një aktiviteti të bujshëm dhe meritor që e keni zhvilluar brenda këtyre tri viteve në Zvicër.
Në emër të imamlerëve, kryesive dhe xhematlinjve të xhamive tona shqiptare shprehim falënderimin tonë të përzemërt për bashkëpunimin, afërsinë, ngrohtësinë dhe ndihmën e parezervë që keni treguar ndaj muslimanëve dhe jomuslimanëve, shqiptarëve dhe joshqiptarëve, me një fjalë ndaj njeriut si të tillë, në veçanti ndaj xhamive tona të cilat i keni frekuentuar jo vetëm kur jeni ftuar nga ato, porse edhe me vetë nismën Tuaj.
E lusim All-llahun Fuqiplotë që Juve dhe familjes Suaj t’ju dhurojë shëndet, jetë të gjatë e të lumtur, në shërbim të njerëzimit, sipas porosisë së Muhammedit a.s.: “Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për njerëzit”.
Ves-selamu alejkum ve rahmetullah!
Kryetari i UISHZ-së
Mr. Rejhan ef. Neziri






