U shënua duaja e hatmes së gjashtë talebeve të Mektebit
Të dielën, me 01 mars 2015, pas faljes së namazit të drekës në xhaminë tonë
El-Hidaje, St. Gallen, u mbajt ceremonia e duasë së hatmes së gjashtë nxënësve të Mektebit të xhamisë. Në këtë solemnitet morrën pjesë një numër i madh xhematlinjsh, burra dhe gra, familjarë dhe farefis, sikur që ishin të pranishëm edhe hoxhallarë dhe kryesi të xhamive përreth.
Ceremoninë e hapi imami dhe mualimi i xhamisë, Hfz. Mehas Alija, i cili, pos që falënderoi të pranishmit, bëri edhe prezantimin e programit të ditës. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e mësim-besimit në Mekteb, ku xhaminë dhe mekbetin e ndërlidhi me fatin e brezit të ri muslimanë në qytetin e St. Galles.
Ceremonia u begatua edhe me programin e nxënësve, të cilin me prezantimet e tyre ngazëllyen dhe kënaqën të pranishmit, një pjesë e madhe e të cilëve ishin të rinj.
Në këtë vit, në mbështetje të aktivitetit tonë morën pjesë edhe disa hoxhallarë. I pranishëm ishte Drejtori i përgjithshëm i Forumit të të Rinjve Musliman, Mr. Amet ef. Memedi, imami i xhamisë së Salmsachut, Taxhedin ef. Misimi, hoxha Ibrahim ef. Saidi dhe hoxha Fatmir ef. Azemi, imam në xhaminë e Dergesheimit. Hoxhallarët iu drejtuan xhematit dhe nxënësve me fjalët e tyre përshëndetëse, duke dhenë edhe ndonjë porosi islame për të pranishmit.
Para shpërndarjes së diplomave dhe dhuratave ndaj talebeve të hatmes, kryetari i xhamisë, z. Qemal Rushiti, shprehi falënderimet ndaj të gjithë atyre të cilët kontribuan në organizimin e aktivitetit në fjalë, ku dhe shprehi mirënjohje ndaj imamit dhe prindërve të cilët, siç u shpreh ai, nuk kanë kursyer kohën dhe mundin e tyre për të ardhur deri në një organizim të tillë.
Në shpërndarjen e diplomave dhe dhuratave, kryetari z. Qemal Rushiti, u ndihmua edhe nga sekretari i xhamisë, h. Bekim Berisha.
Nxënësit që patën mbaruar hatmen ishin:
1. Nedreta Ramizi
2. Omer Ramizi
3. Almir Ramizi
4. Eron Zuka
5. Jelid Abduli
6. Besir Zeqiri
Në këtë dua hatmeje mori pjesë edhe kori i Mektebit, ku u prezantua me 4 ilahi, si dhe programi u begatua edhe me ashere të Kur’anit nga dy kandidatët për hifz pranë Mektebit tonë.
Në fund u shtrua edhe gostia e drekës, të cilën e kishin përgatitur familjarë të talebeve të hatmes.






