Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me kryetar të ri
Më 2 shkurt 2014 në lokalet e xhamisë shqiptare në Regensdorf të Zürichut, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër mbajti kuvendin e tretë vjetor, në të cilin morën pjesë mbi 20 imamë.
Kuvendin e drejtoi kryetari i tij Faredin ef. Bunjaku. Në rend dite Kuvendi pati raportin njëvjeçar të aktiviteteve dhe manifestimeve që i ka zhvilluar ose ku ka marrë pjesë vetë Unioni. Këtë raport e paraqiti kryetari i Unionit Mr. Rejhan ef. Neziri.
Më pas, në vend të arkëtarit i cili mungoi për shkak të një rasti vdekjeje në vendlinje, raportin financiar të Unionit e lexoi nënkryetari Mr. Nehat ef. Ismaili, ku u sqaruan në detaje të hyrat dhe të dalat si dhe gjendja aktuale e kontos së Unionit.
Pikë e tretë e rendit të ditës ishte edhe ri/zgjedhja e organeve të Unionit. Statuti i tij parashesh që të trija organet e Unionit të zgjidhen dhe/ose rizgjidhen çdo dy vjet. Me këtë rast, ndryshime të pjesërishme pësoi vetëm kryesia e Unionit, kurse organet tjera u rizgjodhën unanimisht edhe për një mandat tjetër nga ana e kuvendarëve.
Kryetari i deritanishëm paraqiti dorëheqjen e tij pasi e kisht drejtuar këtë Union jo vetëm zyrtarisht dy vjet porse edhe dy vite para se të strukturohej Unioni, kështu që ai u shpreh se mjaftonte me kaq dhe shprehu gëzimin që në mesin e Unionit mjaftueshëm kemi kuadër të aftë për zëvendësim të secilit nga ata që e drejtojnë sot Unionin. Pas konsultimeve kuvendi zgjodhi për kryetar të ri të Unionit Mr. Nehat ef. Ismailin, imam në Aarburg (AG), nënkryetar Mr. Bekim ef. Alimin, imam në Wil (SG), nënkryetar të dytë Mr. Fehim ef. Dragushën, imam në St. Gallen (SG), arkëtar Mr. Ferit ef. Zekirin, imam në Regensdorf (ZH) dhe sekretar Rrahim ef. Hasanin, imam në Visp (VS).
Kryesisë së re i dëshirojmë sukses në punën e mëtejme dhe në sfidat e reja që mund të paraqiten në të ardhmen, kurse kryetarin e deritanishëm Mr. Rejhan ef. Nezirin e falënderojmë përzemërsisht për angazhimin e tij brenda këtyre katër viteve, me çka vërtet ky institucion u vu në binarë të shëndoshë për të vazhduar jetën dhe veprimtarinë edhe më tej.
Klikoni këtu për të parë gjithë strukturën e Unionit.