Unioni i Imamëve Shqiptarë shënoi 100 vjetorin e pavarësisë
UNIONI I IMAMËVE SHQIPTAR NË ZVICËR, SHENOI 100 VJETORIN E PAVARËSISË SE SHQIPËRISË
Me datën 18. 11. 2012, me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicer, organizoi një Manifestim te madh dhe të pasur. Të ftuar në këtë Manifestim, ishin Ambasadorët e tri vendeve dhe delegacioni nga Bashkësia Islame e Republikes se Kosovës, respektivisht Koordinatori për Diasporë pran Bashkesisë Islame, Mr. Ekrem Simnica, Ejup Ramadani – Shefi i Kabinetit te Myftiut dhe Ramadan Shkodra, Historian dhe gazetarë pran Bashkesisë Islame te Kosovës dhe Sekretari i Bashkësise Fetare në Republikën e Maqedonisë, Afrim Tahiri.
Ditën e parë, delegacioni i Kosovës, vizituan Qendren Shqiptare në Zurich, e cila drejtohet nga Imami i nderuar Nebi ef. Rexhepi. Aty falen namazin e Jacisë dhe u njohen nga afër me aktivitetet, te cilat zhvillohen brenda këtij objekti, për te cilat aktivitete, foli Imami Nebi ef. Rexhepi.
Ditën e shtunë, delegacioni i Kosovës, ishte i ftuar te marr pjesë në Manifestimin e 100 vjetorit, te organizuar nga tri Ambasadat e vendlindjes, aty u takuan edhe me tre Ambasadorët Shqiptarë, Ambasadorin e Kosoves Naim Malaj, Ambasadorin e Shqiperisë Mehmet Elezin dhe Ambasadorin e Maqedonisë, Ramadan Nazifin. Gjatë manifestimit në Bern, Delegacioni i Kosovës u takua edhe me shumë Imam dhe drejtues te qendrave Islame në Zvicer, si f.v., Imamin e Xhamisë Dituria në Gjenevë, Rijad Aliu, Imamin e Xhamisë se Aarburg-ut, Nehat Ismaili, Imamin e Xhamisë se Vispit, Rrahim ef. Hasani dhe shumë përfaqësues te Institucioneve të ndryshme në Zvicer.
Te dielen, në ora 15:00 delegacioni i Kosoves arriti në sallën Salmen, në qytetin Schlieren, aty ku po mbahej manifestimi kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë se Shtetit Shqiptarë, i pari i këtij lloji i organizuar nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër. Në këtë tubim Koordinatori për Diasporë, Mr. Ekrem ef. Simnica dhe Sekretari i Përgjithshëm pran Bashkësisë islame te Maqedonisë mbajtën fjalim rasti pran te pranishmëve, ku vecuan lart kontributin e hoxhallarëve, të cilët flijuan vetën dhe familjen e tyre që ne të frymojmë me lirshem. Ata gjithashtu falënderuan bashkeatdhetarët, të cilët dhanë shumë për atdheun e tyre dhe Qeverinë Zvicerane. Ekrem Simnica, gjithashtu percjelli edhe përshendetjet e Myftiut te Republikes se Kosoves, Mr. Naim ef Ternava dhe i uroi te gjitheve festen e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shtetit Shqiptarë.
Me fjalë rasti u paraqiten edhe Ambasadorët shqiptarë, te cilët cmuan lart rolin dhe kontributin e ulemas (hoxhallarëve), ata nuk harruan pa përmendur peronalitetet e njohura, si Hoxh Tahsinin, Hfz, Ali Korca, Mulla Idriz Gjilani, e shumë te tjerë, te cilët punuan shumë për gjuhën, traditen, fenë dhe pavarësinë e këtij shteti.
Për punën dhe aktivitetet e Unionit, me gjëresisht foli Kryetari i Unionit, Mr. Rehan ef. Neziri, i cili pasi përshendeti të mysafirët, në praninë e 600 pjesëmarrësve, shpalosi aktivitetin një vjecar të Unionit, duke filluar nga hapja e uebfaqes se Unionit (www.uais.ch), përpilimi i Planprogramit mësimor për mektebet (xhamitë) në Zvicër, organizimin e dy seminareve; “Sfidat e Myslimanit të Evropes, me ligjerues Prof. Dr. Ahmed Xhaballah (nga Franca) dhe “Pedagogjia Islame“ me ligjerues Dr. Adnan Aslanin (nga Austria).
Duhet vecuar se në këtë manifestim i ftuar special për të ligjeruar, ishte Dr. Qani Nesimi, ligjerues në Universitetin e Tetoves.
Më pastaj, moderatori i Programit, Mr. Bekim Alimi prezantoi rrjedhen e programit, duke freskuar të pranishmit me djelmoshat të cilët vijojnë mësimbesimin në xhami të ndryshme të Zvicrës, ku në skenë me Himnin Kombëtarë, u paraqiten nxënësit e Xhamisë se Wilit, me pjesë teatrale u paraqiten nxënësit e xhamis se Kreuzlingenit, me këndim te kur’anit, u paraqit fëmiju gjashtë vjecar nga Xhamia e Bardhë, i cili me zërin e bukur mahniti të gjithë të pranishmit. Për të recituar morën pjesë edhe nxënësit e xhamisë se Thun-it, të El-Hidaje dhe nxënësit e xhamisë se Xhenetit nga St. Galleni.
Pjesë e programit kushtuar 100 Vjetorit të Shqipërisë, ishte edhe promovimi i punës shkencore të Imamëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilën e udhëhoqi Mr. Fehim Dragusha, i cili përvec tjerash tha; “Në Zvicër, në mënyrë aktive punojnë Imamë të kualifikuar nga Universitetet më prestigjioze të botës, si; Egjipti, Jordani, SHBA, Franca, Arabia Saudite, Brunei, Turqia, Bosnia dhe Prishtina, prandaj, në këtë 100 vjetor, sot pran jush, prezantojmë 100 punimet autoriale dhe të përkthyera te Imamëve Shqiptarë, të cilët krahas angazhimeve të tyre ditore me masën, ata gjejnë kohë edhe për shkrime“.
Në fund të programit, Kryetari i Unionit dhuroi nga një mirënjohje për donatorët e këtij manifestimi, pa ndihmën e të cilëve, ky tubim nuk do të realizohej, ndërsa Imami i Xhamisë se Will-it, u shpërndau nga një Ilmihal në gjuhën gjermane, të cilin e ka punuar personalisht.
VIZITA E DELEGACIONIT TE KOSOVES NË DISA QENDRA ISLAME TE ZVICRES
Diten e hënë, Delegacioni i Kosovës, vizitoi disa xhami te Kantonit te St.Gallenit, duke filluar nga Xhamia e Xhenetit, e themeluar në Korrik te vitit 2012, aty u takuan me xhematin e xhamisë dhe me pas Koordinatori për Diasporë, mbajti një fjalim ku falënderoi xhematin për kontributin e tyre dhe i uroi xhematit xhaminë e re.
Pas vizites në xhaminë e Xhenetit, morën rrugën në drejtim te Rebstein-it, një vend në afërsi të kufirit me Austrinë, ku gjendet edhe xhamia Al-Shems, në të ciln shërben Enes ef. Koshi. Imami i xhamisë e prezantoi xhaminë dhe aktivitetet e tij që zhvillon në xhami. Xhamia ishte e rregulluar bukur dhe funksionale për pesë kohët e namazit.
Pas vizites në Xhaminë e Rebstein-it, delegacioni u nisen drejt Kantonit te Gllarus-it, ku vizituan xhaminë në Näfels, e themeluar në vitin 1992, në të cilën përkohësisht shërben Muhamed Sadiku. Xhemati i xhamisë për mysafiret kishte përgatitur ushqim, dhe ishte nje mikepritje e ngroht. Pas namazit te jacisë, Mr. Ekrem Simnica mbajti fjalim për xhematin dhe i falënderoi për kontributin e tyre, ndër të tjera, Simnica foli edhe për rolin që ka luajtur Diaspora gjatë dy dekadave te fundit.
Me pastaj, xhemati filluan me pyetje nga me te ndryshmet. Koordinatori u shpreh se do jenë cdo her në shërbim të qendrave dhe xhematit që frekuentojnë në këto xhami. Ai u deklarua se Bashkësia Islame e Kosovës posedon Medresenë për djem dhe vajza dhe Fakultetin e Studimeve islame, ku për nxënësit nga diaspora, jemi ne gjendje që të gjitha shpenzimet t’i kenë gratis, si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kontributin e tyre karshi Vendlindjes.
Përgatiti: Mr. Fehim Dragusha
Sekretar pranë Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër