Jexhuxhi dhe Mexhuxhi / Isai a.s.
PYETJA: Jexhuxhi dhe Mexhuxhi, çfarë krijesash janë, a janë njerëz apo krijesa tjera?
PYETJA: A do të shkojë Isai a.s. në Meke, apo do të ngelet vetëm në Sham?
PYETJA: Jexhuxhi dhe Mexhuxhi, çfarë krijesash janë, a janë njerëz apo krijesa tjera?
PËRGJIGJA:Esselamu alejkum. Dalja e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit është prej shenjave të mëdha të Kijametit. Dalja e këtyre krijesave është vërtetuar me Kur’an, Sunet dhe me konsensusin e dijetarëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata zbresin nga çdo bregore me shpejtësi (96)” [el-Enbija: 96].
Dijetarët kanë debatuar për atë se cilit lloj i takojnë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, gjegjësisht a janë të llojit njerëzor apo të ndonjë lloji tjetër. Mirëpo, pjesa më e madhe e dijetarëve mbajnë qëndrimin se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë të llojit njerëzor, gjegjësisht edhe ata rrjedhin prej Ademit dhe Havasë, paqja e Allahut qoftë mbi të dy. Ibn Abdu-l-Berri ka përmendur se dijetarët kanë arritur konsensus se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët rrjedhin prej Jafethit, birit të Nuhut a.s. Mbështetje për këtë konstatim e marrin hadithin të cilin e shënon Buhariu, Muslimi dhe disa koleksionues tjerë, ku qëndron se në Ditën e Gjykimit Allahu i Madhërishëm do t’i thotë Ademit a.s.: ”O Adem, ngrihu dhe nxirri pasardhësit e tu nga Zjarri …” hadithi është edhe më i gjatë, por me rëndësi janë fjalët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në këtë hadith kur u është drejtuar shokëve të vet dhe u ka thënë:”Jepni sihariq se një do të jetë nga ju dhe një mijë do të jenë nga Xhuxhë dhe Mexhuxhët (në zjarr).” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
Allahu e di më së miri.
PYETJA: A do të shkojë Isai a.s. në Meke, apo do të ngelet vetëm në Sham?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Po, Isai a.s., pasi të zbret, ashtu siç ka treguar për këtë Muhamedi s.a.v.s., do të shkojë edhe në Meke dhe do ta bëjë Haxhin. Kjo do të ndodhë pasi ta vret Dexhallin në Babu Lud në Palestinë. Në këtë drejtim qartë flet hadithi i të Dërguarit të Allahut, Muhamedi s.a.v.s. të cilin e ka shënuar Muslimi, ku qëndron se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: ”I biri i Merjemit do ta bëjë nijet Haxhin, apo Umren, apo edhe Haxhin edhe Umren në Reuha”. Reuha është një vend në rrugën e Mekes, gjendet ndërmjet Medines dhe Vadi Safrasë.
Allahu e di më së miri.
Bashkim Aliu