Përfitimet e agjërimit (2)
Dr. Alan Goldhamer, Dr. William Esser, Dr. Frank Sabatino, Ph.D., Dr. Jennifer Marano, Dr. Ralph Cinque, Dr. D. J. Scott.
Përktheu nga anglishtja: Blerim Ciroka
Një studim i fushës:
Çrregullime kronike gastroinstestinale
“Një grua, e cila kishte vuajtur nga probleme kronike te jashtëqitjes për më shumë se 20 vite, erdhi tek Qendra. Ajo qahej se, gjatë asaj kohe, nuk kishte patur qoftë edhe një lëvizje të vetme të rastësishme të zorrëve pa ndihmën e Enema, Colonics dhe Laxavites.
Ajo agjëroi me ne për një periudhë 12 ditore, periudhë gjatë së cilës ajo përvojonte mosqetësi të mesme dhe dhëmbje më të pakta të shpinës. Në ditën e pestë kur ajo hante pas agjërimit, ajo kishte lëvizje të vetvetishme të zorrës të formuara normalisht – dhe që atëherë ajo vazhdonte t’i kishte ato dhëmbje.
Kujdesi kohëgjatë është i shkëlqyeshëm për njerëzit të cilët qëndrojnë në programin dietar Natyral Hygiene. Konstipacioni (kapsllëku) kronik është padyshim një problem pa të cilën njerëzit mund të mësojnë të jetojnë.”
Dr. Alan Goldhamer
Një proces natyror
“Agjërimi, ose qëndrimi larg nga ushqimi, është një vlerë e përdorur në natyrë nga të gjitha krijesat që nga fillimi i jetës. Qoftë instiktivisht ose qoftë me intiligjencë kjo vlerë është përdorur të ndihmojë trupin për t’u cliruar nga mosrehatia, dhëmbjet dhe sëmundjet. ”
“Proceseve rregulluese dhe atyre përmirësuese të trupit i është dhënë një nxitje e pa kursyer nga qetësia e përkohshme e ushqimit. Asnjë formë tjetër e kujdesit shëndetësor mund të kreneohet me rezultatet shpërbluese dhe të gëzueshme në eleminimin e sëmundjes dhe rikthimin e shëndetit.”
Agjërimi, njëherazi i konsideruar si një trill, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm nga një segment në rritje e vazhdueshme e shoqërisë – por ai ka fituar stampen e aprovimit nga shumë përsonalitete të njerëzve të shkencës.
“Nën një mbikëqyrje të kualifikuar dhe me përvojë, agjërimi është dhurata më e madhe e cila mund t´i jipet një të mbingarkuari, një trupi të sëmurë pa përfitime të ndonjë lloj forme tjetër të terapisë apo trajtimi.”
Dr. William Esser
Një pushim fuqizues
Agjërimi është një proces i thjeshtë i një pushimi të thellë fiziologjik. Kjo periodë pushimi ju ndihmon të rindërtoni fuqi funksionuese dhe të tejkaloni shpërndarjen e energjive të shkaktuar nga planet hektike ditore dhe zakonet shfrenuar të jetesës.
Kur ngarkesat e jashtme, influencat e dietave dhe ato terapeutike janë të eleminuara gjatë kohës së agjërimit , agjërimi cliron statutin baseline nga trupi juaj. Kjo ju mundëson të jeni më të ndjeshëm ndaj trupit tuaj dhe të jeni më të lidhur me trupin tuaj. Kjo lidhje ushqen një vetëdije më të madhe të kërkesave biologjikoemocionale instiktive të cilat janë esenciale për qëndrueshmërinë dhe tërësinë e shëndetit.
Frank Sabatino, Ph.D.
Frikë e pabazë rreth agjërimit
Frika e pabazë është një gjendje e vecantë e jo e shëndetshme përmes imagjinatës, duke u rritur ndjeshëm mbi njohuritë.
Nëse ne jemi robër të frikës ne jemi robër të besimeve, praktikave dhe aksioneve të cilat nuk përputhen me shëndetin tonë të mirë. Kjo do të thotë se ajo është një cështje e nevojës që ne të kuptojmë agjërimin dhe të gjitha faqet e tij nëse dëshirojmë të tejkalojmë frikën e krijuar nga ai.
Shumë njerëz përpiqen të zgjidhin problemet e jetës, ngushtimin e trupit dhe ankthin e trurit përmes ushqimit dhe barnave. Ato kanë frikë të madhe rreth mos të ushqyerit sepse ato kanë përjetuar dhëmbje koke, dobësi dhe ankth që ka lidhje me të, dhe ata janë bindur se ushqimi dhe barnat zgjidhin problemet e tyre.
Si mund të bindni dikë që për të jetuar më gjatë pa ushqim është cështje e nevojshme për të përmirësuar shëndetin e tij? Ju mund të ndryshoni qëndrimet e tij vetëm përmes dijes dhe vuajtjeve të mëdha.
Mënyra me e mirë e largimit së frikës së pabazë rreth agjërimit është me dituri – po me dituri që rrit vetëbesim, vetëbesim që ngjallin besime, dhe besime që rezultojnë në aksione të drejta.
D. J. Scott
Të marrurit e vendimeve të urta
Jo cdo njeri është kandidat i mirë për agjërimin. Shumë faktorë kanë nevojë të mirren parasysh para se të fillohet agjërimi. Jo cdo sëmundje vetëm do të reagojë mirë sa duhet ndaj agjërimit dhe kujdesit konservative. Nga një herë kujdesi mjekësor mund te jetë i nevjoshëm.
Në Qendër ne kemi ndërtuar marrëdhënie të mira pune me disa nga specialistat më të mirë të Kalifornisë. Kur një konsultim mjekësor apo trajtim i tillë është dëftuar, mënyra më e sigurtë e mundshme duhet gjithmonë të përdoret.”
Jennifer Marano
Rritja e vetëdijes tuaj
Dicka e mrekullueshme rreth agjërimit është se ai vë një interval mes sjelljes me të cilën jeni mësuar dhe sjelljes që ëndërroni të keni. Ne provojmë të jemi krijesa të zakoneve, dhe mënyrat e ushqimit dhe të jetuarit që jemi mësuar të kemi vijnë shumë natyrore sic është frymëmarrja. Kjo është arsyeja pse është shumë e vështirë t´i ndalosh njerëzit nga zakonet e tyre. Ndërsa agjërimi mënyrave të jetës tuaj i sjell një ndryshim të menjëhershëm. Ai ju jep mundësinë e pauzës, të reflektimit dhe të vendosjes se si do ta kushtëzoni jetën tuaj në vazhdim. Kjo ju mundëson të keni një pushim me të kaluarën tuaj e të filloni një të re, më drejtim më pozitivë.
Këtu nuk kemi të bëjmë asgjë me rutinën e të ngrënit pas agjërimit. Cdo i ngrënë është një festë. Pas cdo agjërimi ju bëheni shumë më të vetëdijshëm rreth asaj që hani dhe pse e hani. Përmes agjërimit ne mësojmë të hajmë me falenderim.
Aspekti i pushimit që sjell agjërimi na mundëson të parandalojmë sjelljet tona (jo të mira) ose ndalesën apo ndërprerjet e formave tona të zakonshme, prej nga ku ashtu ne mësojmë të jemi më të vetëdijshëm për të kontrollojmë vetveten.
“Nuk egziston asnjë mënyrë më e mirë se agjërimi për të ndaluar përsëritjen e sjelljeve të pamoralshme që na shkatërrojnë.”
Ralph C. Cinque, D.C.
*Doktor AlanGoldhamer, D.C., është president i Shoqërisë Ndërkombëtare tëFizikantëve Higjenik. Ai është gjithashtu edhe drejtor i Qendrës Shëndetësore TrueNorth, qendër e cila, e vendosur ne Penngrove. Calif, është e specializuar për agjërimin. Kjo qendër është një ndër dy qendrat e vetme në botë që trajnon dhe certifikon fizikantë në këtë specialitet. Dr. Goldhamer është autor i librit The Health Promoting Cookbook dhe bashkëautor i librit The Pleasure Trap.