Revolucionet antitotalitare arabe dhe roli i diasporës islame
Bashkim Aliu / Cyrih
Vitet e para të dekadës së dytë të shekullit XXI, në rajonin e lindjes së mesme, reflektuan si asnjiherë më parë dhe më fuqishëm, marrë parasyshë përcaktimet gjeostrategjike në politikën botërore, nevojën e faktorizimit të popullit dhe pastrimin e tokës së kontaminuar nga korrupsioni, nepotizmi, dhuna politike dhe abuzimet e të gjitha llojeve mbi të cilën qëndronin pushtetet diktatoriale në botën arabe. Pas ngjarjeve të cilat filluan në Sidi Bu Zejd në Tunizi, ku mjerimi bëri që një i ri, ta ndezë veten në shenjë të pakënaqësisë dhe humbjes së shpresave, u komentuan në forma të ndryshme nga palë, të cilat mbase lidhen edhe me agjenda dhe interese të ndryshme. Nga stërzmadhimi, e deri te kolaborimi, u dhanë vlerësime për ngjarjet që tronditën botën dhe vazhdojnë të paraqesin lëvizjen më të admiruar në kohën më të re, u bënë studime dhe analiza që shpalosin aspekte dhe dimensione të ndryshme të këtyre ngjarjeve, të cilat në kohën kur po i shkruajmë këto rreshta, ende nuk kanë mbaruar, bile janë duke bërë rezistencën më të fortë ndaj njërit nga regjimet më servile në Botën Arabe, atij -Sirian. Ngjarjet e këtilla nuk mbarojnë shpejt dhe lehtë, ngase janë procese, dhe proceset janë të gjata dhe të shumëanëshme, përkundër atyre që këto ngjarje u munduan t’i paraqesin si projekte të përgatitura në kuzhina të caktuara. Është për të ardhur keq, e jo për t’u habitur, se si oratorë të ndryshëm bërtasin në emisione debative në kanale të ndryshme arabe, për të satanizuar lëvizjet popullore dhe protestat masive që e përfshinë gjithë rajonin, në mbrojtje të bastionit të kalbur komunist, bathist me një të kaluar dhe të tashme të dëshmuar kriminele në Siri.
Lexoni tekstin e plotë në PDF