Cilën kulturë preferon feja islame?
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., kurse salate dhe selame të

përzemërta i dërgojmë Muhamedit a.s.
Sot njerëzimi vuan nga luftërat dhe nga grindjet e pafundta, që njeriun e bëjnë të jetë armik i njëri-tjetërit, të përgatit kurtha për njëri -tjetërin,të luftoj njëri-tjetërin, e sikur njerëzit të kuptonin kulturën (civilizimin) e vërtetë do të udhëzoheshin nga dalaleti- humbja dhe injoranca e tyre, do të mësonin që në vend të kulturës së grindjes të përdorin kulturën e dialogut, në vend të kulturës së urrejtjes kulturën e dashurisë, në vend të kulturës së luftës kulturën e paqës, në vend të kulturës së intolerancës kulturën e tolerancës. Dhe sikur njerëzimi ti përmbaheshte kësaj kulture dhe civilizimi, sot në botë nuk do shihnim këtë të cilën e shohim.
Sot fatkeqësisht hasim që armiqtë e Islamit kanë bërë deklarata të pambështetura se Islami është përhapur me forcë, me mjete detyrimi dhe me përdorimin e shpatës. Nuk mund të ketë shpifje më të madhe se sa kjo thënie e pavërtetë. Ne do të mundohemi të paraqesim një pasqyrë reale të fesë sonë, duke filluar nga fakti se vet fjala “Islam” don të thotë: paqë, qetësi.
1. Feja islame preferon kulturën e dialogut në vend të grindjes.
Feja islame i mbjell njerëzimit kulturën e dialogut, të cilën Kurani e quan: “polemikë në mënyrë sa më të mirë”, dhe kjo është pjesë e metodës së thirrjes në rrugën e Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. thotë:
ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
„Ti (Muhammed)thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit“ (Nahl-125). Muslimanët janë të urdhëruar në mënyrë të prerë për dialog, e në veçanti me ithtarët e librit (nga jehudët dhe të krishterët), Allahu xh.sh. thotë:
وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
“ Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj)vetëm ashtu si është më së miri…“ (Ankebut-46).
Kjo do të thotë: nëse ekziston një metodë e mirë dhe një tjetër më e mirë, muslimani obligohet të polemizojë me ate që është më e mirë.
Kurani është përplotë me këtë llojë metode, si p.sh. dialogu i Nuhit a.s. me popullin e tij, dialogu i Ibrahimit a.s. me popullin e tij dhe prindin e tij, Musa a.s. me Faraonin etj.
2. Feja islame preferon kulturën e paqës dhe jo kulturën e dhunës, detyrimit apo luftës
Feja islame kërkon nga besimtarët e vet që ata në maksimum ti shmangen dhunës dhe luftës dhe kjo është më e dashur te Allahu xh.sh., kurse Muhamedi a.s. e urrente vet fjalën: “harb-luftë”, ai tha: “Emrat më të shëmtuar janë: Harb dhe Murre- Luftë dhe i Idhët”.
Dhe muslimanët nuk i kanë përdorur këto metoda, por atyre fatkeqësisht iu janë mveshur, sepse realiteti, historia, faktet flasin të kundërtën. P.sh.: Muslimanët sunduan Egjiptin për 1400 vite, por aty përsëri jetojnë 10 milionë kiptij të krishter dhe 3000 kisha. Për 1000 vjet e sunduan Indinë dhe pas saj muslimanët morrën ¼ e Indisë kurse ¾ Hindut. Pse ? Sepse muslimanët nuk përdorën dhunën. A mund të më thoni me çfarë ushtrie shkuan muslimanët në Indonezi,në Nigjeri,në bregun e Lindjes së Afërme,cila ushtri muslimane hyri në këto vende? Nuk pat ushtri, por nëpërmjet tregtisë. Nëpërmjet të shpatës së mendjes.
Prandaj edhe në shumë vende islame do të shohësh se xhamia dhe kisha janë afër njëra-tjetrës, ose përballë njëra-tjetrën, pa mos pasur ndonjë grindje apo mosmarrëveshje ndërmjet tyre. Prania harmonike e tempujve të ndryshëm fetarë është evidente në Stamboll dhe krejt Turqinë, Egjipt, Siri, Jordani, etj. deri në ditët e sodit. Pra, në fenë islame nuk pranohet detyrimi apo dhuna, as që janë të pranuara frytet apo rezultatet e asaj vepre, këtë siq e vërteton edhe Allahu xh.sh. në Kuranin Fisnik ku thotë:
أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّى يَكُونُوا مُؤْمِنِين
“ A ti do ti detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë“? (Junus-99).
Ja se si dëshmojnë shkencëtarët nga jomuslimanët:
Arnold Tojnbithotë:“Nuk është e vërtetë se muslimanët i detyronin njerëzit të zgjidhnin në mes Islamit ose shpatës.Njerëzit ishin të lirë të zgjidhnin Islamin ose dhënien e xhizjes(taksës )”
Po nëse parashtrojmë një pyetje, a thua vallë se si u përhap krishterizmi dhe si u sollën ata me muslimanët, ja se çka thonë shkencëtarët e tyre dhe historia: Filozofi dhe shkrimtari i madh francez Volteri thotë: “…. të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre”.
Xhon Devejnportthotë: ” Në Spanjë krerët fetarë të ushtrisë së krishterë urdhëruan likuidimin e të gjithë muslimanëve, pleq e të rinj, gra e burra. …. Në këtë periudhë janë vrarë tre milionë muslimanë”.
Por siq thotë populli: “Sulmi është më i mirë se mbrojtja”.
3. Feja islame preferon kulturën e dashurisë dhe jo kulturën e urrejtjes
Feja islame mbjellë në shpirtin e besimtarit dashuri, edhe ate së pari dashurinë ndaj Allahut xh.sh., sepse ajo është burimi dhe baza e çdo të mire dhe se çdo begati është nga Allahu xh.sh.
وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللّه
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut” (Nahl-53).
Çdo të mirë, çdo begati e kemi nga Allahu xh.sh., dhe njeriu dëshiron që mirbërësit ti jet mirënjohës, e si mos ti jet mirënjohës atij i cili ia dhuroi të gjitha të mirat nga koka deri te këmbët, nga dita e lindjes deri në vdekje. Besimtari i vërtetë e don Allahun xh.sh., e don të Dërguarin e Tij-Muhamedin a.s. i don edhe besimtarët tjerë. Enes Ibn Maliku r.a. përcjell nga i Dërguari a.s. të ketë thënë: “Tek ai që gjenden tri gjëra ka shijuar ëmbëlsinë e imanit (besimit): Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur për ta sesa çdo gjë tjetër, ta dojë njeriun duke mos e dashur për asgjë tjetër, por vetëm për hir të Allahut, dhe ta urrej kthimin në pabesim- pasi që Allahu e ka shpëtuar prej tij- ashtu siç urren të hudhet në zjarr.” (Muttefekun alejhi)
Besimtari jo vetëm kaq, por ai edhe me jo muslimanin sillet me shumë respekt, me shumë mirësi, me drejtësi, përderisa ata nuk i luftojnë apo u shfaqin urrejtje atyre, Allahu xh.sh. thotë:
لَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ
“All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë” (Mumtehine-8).
Dhe duke u nisur nga parimi se i gjithë njerëzimi ka një prejardhje d.m.th. nga Ademi a.s. atëherë pse e gjithë kjo urrejtje ndërmjet njerëzve.
Poetja e famshme indiane Sarojini Naidu thotë: “Muslimanët i kanë respektuar të krishterët, pasi libri i tyre (Kurani) i mëson që të sillen me butësi ndaj jomuslimanëve”.
Një poet tjetër thotë:
Nëse origjina ime është prej dheu
Atëherë e gjithë toka është vendi im
Dhe e gjithë bota janë të afërmit e mi.
4. Feja islame preferon kulturën e tolerancës dhe jo intolerancës
Edhe pse besimet e njerëzve janë të ndryshme, muslimani beson se kjo ndryshueshmëri është me dëshirën e Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. thotë:
وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَنْ فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا
„Sikur të kishte dashur Zoti yt,do ti besonin çka janë në tokë që të gjithë“(Junus-99).
Gjithashtu muslimani beson se ai i cili i llogarit njerëzimin për dalaletin-humbjen e tyre, apo për mosbesimin e tyre, ai është Allahu xh.sh. dhe jo njeriu, për këtë arsye muslimani është urdhëruar që kundërshtarëve të tij në fe apo besim t’ju thotë:
اللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ لَنَا أَعْمَالُنَا وَلَكُمْ أَعْمَالُكُمْ لَا حُجَّةَ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ اللَّهُ يَجْمَعُ بَيْنَنَا وَإِلَيْهِ الْمَصِيرُ
“All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh dhe jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi” (Shura-15).
Andaj do ti gjejsh gjatë tërë historisë se muslimanët kanë qenë populli më tolerant me kundërshtarët e tij, e në veçanti gjatë sundimit të tyre.
5. Feja islame preferon kulturën e barazisë e drejtësisë dhe jo diskriminimit
Feja islame mbjellë barazinë ndërmjet njerëzimit, e rrefuzon kryelartësinë dhe nënçmimin e tjetërit. Ai i cili është kryelartë, a mos vallë ai është krijuar nga ari dhe unë nga toka? A mos vallë mua do të më kaplojë vdekja dhe ti do të shpëtosh prej saj?A mos vallë mua më kaplon sëmundja dhe ti je i siguruar nga ajo? A mos vallë unë do të plakem dhe ti mbetesh gjithëmon i ri? A mos vallë neve na kaplon nata-terri e ti jeton gjithëmon në dritë? A mos vallë stinët e vitit ndryshojnë vetëm për ty dhe ne nuk përfshihemi në këtë ndryshim?
Ja pra, islami këtë e urren që dikush të mendojë se ka më shumë të drejtë dhe përparësi se tjetëri, në islam të gjithë janë të barabartë sikur dhëmbët e krehërit, nuk ka përparësi arabi nga jo arabi, as i bardhi nga i ziu përveçse me devotshmëri, Allahu xh.sh. thotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوباً وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
„O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s‘ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë“ (Huxhurat-13).
Pra nuk lejohet që dikush të thotë se është më i mirë se tjetëri, kurse i devotshmi asnjëherë nuk thotë se unë jam më i devotshë apo më i mirë sepse ai i frikohet Allahut xh.sh., ai vepron vepra të mira dhe frikohet a do ti pranohen apo jo, kurse dyfytyrëshi bënë vepra të shëmtuara dhe thotë: unë jam prej të mirëve, pra nuk i frikohet dënimit të Allahut xh.sh.
Feja islame i ka bërë të barabartë njerëzit edhe në adhurimet e tyre, çdo kush në namazin e tij ndalet (qëndron) në saf-rresht përpara Allahut xh.sh. dhe nuk ka dallim ndërmjet të pasurit dhe të varfërit, as ndërmjet plakut dhe të riut, as ndërmjet udhëheqësit (prijësit, kryetarit) dhe klasës punëtore. Në haxh që të gjithë kategorit e njerëzve vishen me po të njejtën veshje, pra me ihram të bardhë që shumë i përngjan qefinit. Këtë qëndrim feja islame nuk e ka vetëm në adhurime, por edhe në marëdhëniet ndërnjerëzore.
Pejgamberi a.s. thotë: “ Popujt para jush u shkatërruan sepse kur vjedhte njeriu me autoritet e lironin kurse kur vjedhte i dobëti e zbatonin mbi të dënimin, pasha Allaun sikur Fatimja bija e Muhamedit të vjedhte do t’ia preja dorën.” (Mutefekun alejhi)
Kështu vazhduan edhe shokët e Muhamedit a.s., kështu që njëherë erdhi një njeri nga Egjipti te Omer ibn Hattabi r.a. (në Medine) që të ankohet nga emiri (guvernatori) i Egjiptit, dhe djalit të emirit i cili kishte ngritur dorë kundër tij, në mënyrë që ti hakmerret atij. Omeri r.a. e thirri emirin i cili ishte Amr ibn Asi r.a. bashkë me djalin e tij, dhe iu hakmuarr, dhe pastaj iu drejtua Amrit duke i thënë: Kur i robëruat njerëzit kurse nënat e tyre i kanë lindur të lirë. Dhe mos të harrojmë se ky njeri që ankohej ishte një Kiptij d.m.th. një jo musliman dhe tregohet se ai njeri as nuk e pranoi islamin por vazhdoi në besimin e tij, dhe as që dikush e detyroi ate të pranoi islamin.
Rasti tjetës që tregojnë sahabet dhe thonë: Kaloi pranë nesh një xhenaze dhe Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në këmbë, prandaj u ngritëm edhe ne, e pastaj i tham: O Pejgamber i All-llahut, kjo ishte xhenaze hebreje!? Pejgamberi a.s. tha: A nuk është edhe ai njeri? D.m.th. e respektoi ate si njeri.
Adam Metz, profesor në Universitetin e Baselit (jetoi prej 1869-1917) thotë: “Vendet muslimane kanë dalluar nga Evropa e krishterë, përshkak të ekzistimit në to të të ashtuquajturave pakica fetare dhe etnike, që i kanë gëzuar të gjitha të drejtat dhe liritë. Një gjë të tillë, Evropa nuk e ka poseduar”.
6. Feja islame preferon kulturën e bashkëjetesës dhe jo mëvetësisë
Allahu xh.sh. e ka krijuar këtë kosmos shumë të gjërë, ka krijuar vend për të gjithë, për besimtarin dhe për jo besimtarin, për të mirin dhe për të keqin. Ka mundësi që ne mos të pajtohemi me diçka, por përsëri duhet të vazhdojë jeta e përbashkët. Por, megjithate kjo nuk do të thotë se ne duhet të lëshojmë pe nga feja dhe të drejtat tona njerëzore. Nëse kërkohet prej neve që të adhurojmë ate që ata adhurojnë atëherë këtë e rrefuzojmë, sepse Allahu xh.sh. thotë:
وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُلَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ
„Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!“ (Kafirun-2,3).
Këtë nuk e pranojmë, ti mbaje fenë tënde dhe ne fenë tonë. Mirëpo problemi është sepse shpesh herë ndodh që neve na thonë: Ne bëjmë çka të duam kurse ju nuk keni të drejtë të veproni çka të doni! Ne na takon e drejta e lirisë në fe, kurse ju nuk keni të drejtë në fenë tuaj! Ne duhet ti kemi dyet e hapura për të ftuar në fenë tonë kurse ju jo! Ne duhet ti pposedojmë simbolet fetare çdo kund, kurse jo nuk keni të drejtë! Gratë tona mund të vishen si të duan, bile edhe në të shumtën e rasteve edhe të shvishen nëse duan, kurse muslimanet nuk kanë të drejtë të vishen si të duan ato!
Motrat e ndershme te krishterët duhet të mbajnë mbules dhe kjo është nder për to, kurse muslimanes shpesh herë i ndalohet dhe llogaritet e prapambetur me mbulesë!
Kjo është ajo që e rrefuzojmë, por jo edhe bashkëjetesën. Ate që e rrefuzojmë është që ata të mendojnë se i gjithë kosmosi ju takon atyre dhe ne nuk kemi pjesë në te, e urrejmë nëse mendojnë se nuk ka fe tjetër përveç fesë së tyre, nuk ka civilizim përveç civilizimit të tyre, nuk ka të kuptuar përveç si kuptojnë ata, nuk ka kulturë përveç kulturës së tyre, kjo është ajo që ne nuk e pranojmë.
Dhe do ta përfundoi me thënjen e Orientalisti Skot i cilishkruan: “Duhet ti admirojmë muslimanët dhe fenë e tyre, sepse në çdo qytet që hynë, ata sollën qetësi, siguri, pasuri, begati, paqe dhe lumturi.
Ja pra kështu është islami i vërtetë dhe jo ashtu si akuzohet.






