Urimi i Kryetarit të Unionit të Imamëve të Zvicrës me rastin e Fitër Bajramit
Publikuar me: 16 Korrik 2015
Aarburg
Të nderuar bashkëatdhetarë, vëllezër dhe motra!
Nësër, ditë e premte, përkatësisht 17 korrik 2015 është dita e Fitër Bajramit. Në vazhdën e kësaj në emër të kryesisë së Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër,të departamenteve të tij dhe në emrin tim personal kam nderin t’i përgëzoj të gjithë besimtarët shqiptarë musliman për përmbushjen dhe kryerjen e agjerimit duke e lutur të madhin Allah tua pranoj të gjitha ibadetet dhe njëherazi tua uroj festën e Fitër Bajramit.
Muaji i ramazanit ishte nje muaj që na bashkoi fizikisht, shpirtërisht dhe na forcoi moralisht në saje të adhurimeve dhe përkushtimit të sinqertë ndaj Allahut të Lartëmadhërishëm.
Kontributi juaj duke shpërndarë sadakatul fitrin, zekatin dhe ndihmat tjera materiale për jetëmit, të pastrehët pa kulm mbi kokë, të varfërit, mirëmbajtjen e medreseve islame, ju bënë të ndiheni krenar dhe më të lumtur në festën e Fitër Bajramit.
Dashuria dhe përkushtimi ndaj humanizmit, bamirësisë,mirëkuptimit,tolerancës dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë si në rrafshin kombëtar poashtu edhe atë në rrafshin interkulturor dhe interreligjioz duhet të vazhdoj me intensitet edhe më të lartë.
Dhe krej në fund, edhe njëherë nga zemra ua uroj Fitër Bajramin ku do që jeni.
Kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës
Nehat ISMAILI