Delegacioni i BFI-së nga Maqedonia vizitoi Qendrën Islamike Shqiptaro-Zvicerane në Aarburg
Publikuar më: 10 qershor 2016
Aarburg, 10 qershor 2016
Delegacioni i BFI-së së Republikës së Maqedonisë, të enjtjen në mbrëmje qëndroi për vizitë në Qendrën Islamike Shqiptaro-Zvicerane, Xhamia e Bardhë Aarburg, me çrast u pritën ngrohtësisht nga kryesia dhe xhemati i kësaj xhamie. Drejtori i Medresesë ISA BEU, prof.Ibrahim Idrizi dhe Koordinatori i BFI-së për Diasporë, dr.Selver Xhemaili, para bashkatdhetarëve tanë përcollën selamet e institucioneve më relevante dhe stafit pedagogjik nga vendlindja, duke i falenderuar anëtarët e kësaj xhamie publikisht, për kontributin e tyre në kontinuitet për mbarëvajtjen dhe ecurinë normale të institucioneve edukativo arsimore në vendlindje, me theks të vecantë, medresetë me të gjitha paraletet e saja.
Pas namazit të teravisë, nga Imami i Xhamisë u njohtuan në detaje mbi ecurinë dhe zhvillimin e jetës fetare, kulturore, sociale në Zvicër dhe format e bashkpunimit më të ngushtë në të ardhmen, për të qenë në shërbim të bashkatdhetarëve, mënyrë kjo e cila do të ndikojë dukshëm në ruajtjen e identitetit kombëtar, fetar, kulturor etj.
Delegacioni i BFI-së nga Maqedonia, do të qëndrojë disa ditë në Zvicër, me crast sot për namazin e xhumasë, në Xhaminë e Bardhë Aarburg, do të ligjërojë dr.Selver Xhemaili.