Publikuar më: 30.11.2016
Turniri tradicional në futboll me rastin e Ditës së Flamurit
Me rastin e Festës së 28 Nëntorit , Xhamia e Bardhë Aarburg në mënyrë tradicionale organizon event sportiv në fudboll të vogël, të katërin me radhë, duke tubuar të rinjtët shqiptarë por edhe të komuniteteve tjera nga e tërë Zvicra.
Pjesmarrës në këtë turnir ishin anëtarë të xhamive shqiptare, asociacione rinore dhe qendra kulturore të ndryshme të cilët për gjatë dy ditëve demonstruan spektakël të vërtetë në fudboll gjë e cila u përcoll me shumë interes nga publiku. 24 ekipe, gjithësej 216 lojtarë, i dhanë bukurinë këtij eventi sportiv.
Ky event sportiv nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen e donatërove tanë të rregullt, dhe kontributin e aktivistëve tjerë për të cilët u jemi mirënjohës duke i falenderuar publikisht.
Pas përfundimit të turnirit u shpërndanë dekorata dhe mirënjohje për fituesit e tre vendeve të para, ekipit fairplav dhe lojtarit më të mirë, si dhe mirënjohje për të gjithë donatorët tanë.
Xhamia Kirchdorf zuri vendin e pare, FC IM vend i dytë ndërsa ABO Bodentechnik i takoi vendi i tretë. Lojtar më i mire i turnirit kësaj rradhe u përzgjodh Fadil Ibrahimi, kurse Fairplay i takoi ekipit ABO Bodentechnik.
Kryesia e Xhamisë së Bardhë, falënderon përzemërsisht të gjithë pjesmarrësit në turnir, referët, publikun, donatorët dhe aktivitistët të cilët së bashku shënuan Ditën e Flamurit në Zvicër me sportin më të mirë.