Publikuar më 01 mars, 2017
Më 10 Dhjetor 2016, Imami Feim Dragusha dhe Bordi i Xhamisë “Xheneti“ në St. Gallen i hapi dyert e saj për publikun. Në këtë ditë erdhën dhe u takuan shumë të ftuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Ndër të ftuarit e parë ishin famullitarët e Kishës Shën Otmar, si dhe personi përgjegjës i tyre i Zyrës për të Rinjtë, të cilët u pritën përzemërsisht nga Imami dhe anëtarët e xhamisë. Më vonë erdhi edhe Andres Scherrer nga Departamenti për Parandalim i Policisë së Qytetit. Para orës 12 Imami e filloi programin e tij duke e prezantuar para musafirëve xhaminë dhe hapësirat tjera të Shoqatës Xhamia “Xheneti“ St. Gallen.
Në Xhami ishin të lumtur që e mirëpritën edhe Redaktorin e Agjencisë së Lajmeve në St. Gallen – Gossauer Nachrichten dhe Herisauer Nachrichten, zotëri Franz Welte. Gjithashtu ishte një kënaqësi që e kishim si musafire zonjën Annette Bossart nga Zyra Regjionale për Integrim (ARGE), duke mos e harruar zotëri Peter Tobler nga Zyra e qytetit për Çështje Shoqërore, i cili ishte pjesë e të gjitha ngjarjeve tona dhe përsëri edhe këtë herë ishte miqësisht ndër musafirët tanë. Imami e çmoi me shumë kënaqësi dhënien e ligjëratës së tij në gjuhën gjermane.
Ligjërata e Imamit Mr. Feim Dragusha në Ditën e Dyerve të Hapura
Shumë të nderuar musafirë, unë jam i gëzuar që mund t’ju mirëpres sot këtu në emër të Xhamisë “Xheneti“.
Kjo shtëpi ngjyrë portokalli nga jashtë duket mjaft e thjeshtë, por ajo luan një rol të rëndësishëm në shoqëri. Kjo xhami nuk është vetëm një vend ku mund të kryhen 5 lutjet ditore, por ofron gjithashtu kurse pa pagesë të gjuhës gjermane për muslimanët si dhe për njerëzit e çdo besimi tjetër.
Është gjithashtu një vend i cili ofron hapësirë për takime me të krishterët, për të fituar mirëkuptimin e ndërsjellë kulturor, ose për të dhënë ligjërata në gjermanisht dhe anglisht, duke qenë se kësaj xhamie i përkasin njerëz të nacionaliteteve të ndryshme. Në këtë xhami ne i kushtojmë vlerë të qënit më pranë gjeneratës së re, që ata para se të kalojnë kohën e tyre kot në stacione treni, më mirë të vënë fokusin e tyre në arsimimin e tyre.
Në këtë xhami ne i mësojmë njerëzit, se Kur’ani i Shenjtë flet shumë mbi hebrenjtë dhe të krishterët, se Kur’ani i Shenjtë na mëson të respektojmë hebrenjtë dhe të krishterët, t’i ndihmojmë ata dhe ndaj tyre të sillemi miqësisht dhe në paqe të ndërsjellë, ashtu siç bënte edhe Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, i cili gjithmonë sillej miqësisht dhe me respekt ndaj hebrenjve dhe të krishterëve. Kështu pra duhet të jetë morali dhe etika e çdo muslimani.
Ka shumë njerëz të cilët për arsye të ndryshme kanë migruar në Zvicër, por që fillimisht nuk e kishin menduar se ata do plakeshin gjithnjë e më shumë dhe kështu pastaj qëndruan përgjithmonë këtu, këta njerëz më parë nuk i kishin njohur sfidat që u erdhën më pas.
Për këtë arsye nuk ishte e lehtë për të themeluar një xhami të tillë, dhe njëkohësisht për të synuar kaq shumë suksese, meqë në këtë kohë ekzistojnë sfida të tilla, ndër të tjera ato janë si vijon:
1) Islami është keqinterpretuar në mënyrë negative dhe disa muslimanë nuk janë kopje e mirë e Islamit, siç ne mund të shohim në Lindjen e Mesme.
2) Muslimanët në Zvicër më shumë janë krahasuar me ata muslimanë që drejtojnë luftërat në Irak, Siri, Libi dhe vende të tjera. Dhe me keqardhje nganjëherë ndodh, që disa “infektohen” nga të tillët, për të shkuar atje për të luftuar, sepse njerëzit besojnë në atë, se njerëzit e tillë janë duke mësuar në xhami për këtë. Nëse ndonjë prej të rinjve kanë udhëtuar për në Siri, ata mbase që në ditën e nesërme kalojnë në harresë tek njerëzit, prandaj në qoftë se ne nuk i parandalojmë njerëzit e tillë, mund të ndodh që nesër djali juaj ose madje edhe djali im, të jenë prej atyre të infektuarve me mizori të tilla.
Prandaj, ne kemi mbajtur vazhdimisht shumë ligjërata dhe intervista në xhami, se ata njerëz që shkojnë atje për të vrarë njerëz të tjerë nuk janë muslimanë, ata në atë mënyrë e vrasin vetë shoqërinë. Është vështirë të imagjinohet, se njerëz të tillë për fat të keq marrin paga mujore, për t’u martuar me gra të reja dhe për të quajtur veten e tyre xhihadistë, ose luftëtarë në emër të Allahut. Këta njerëz e keqpërdorin emrin e Allahut dhe kështu i sjellin pothuajse 2 miliardë njerëz në vështirësi.
Në këtë xhami ne nuk jemi superheronj, por ne e japim më të mirën tonë përmes ceremonisë së të Premtes për t’i korrigjuar sjelljet e këtilla të këqija, për shembull, duke i sugjeruar publikun siç janë prindërit dhe anëtarët tjerë të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm posaçërisht në lidhje me Internetin. –
Unë jam një person i cili e kupton shumë rrjedhshëm gjuhën arabe dhe angleze dhe unë e dëgjoj shumë shpesh kanalin “Jazirah”, në një prej statistikave të tyre qëndron, se 90% e njerëzve të cilët kanë udhëtuar për në Siri, ishin të prekur në mënyrë të gabuar dhe të motivuar përmes Internetit.
Ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm për rrezikun e ISIS dhe siç kam thënë që në vitin 2013 se të gjithë ne, myslimanët dhe jo-myslimanët, duhet të punojnë shumë për të hapur dyert e xhamive dhe kishave, për t’ua shpjeguar njerëzve, si është Islami në të vërtetë, për t’i eliminuar paragjykimet që i kanë njerëzit në Zvicër ndaj muslimanëve.
Kjo është hera e katërt që ne zyrtarisht i kemi hapur dyert tona për të ardhur në xhami, për të dëshmuar dhe për të demonstruar si ne lutemi, në çfarë ne besojmë dhe çfarë ne bëjmë.
Për të folur për Islamin është bërë tematika më e vështirë tani, për shkak se në shumicën e rasteve ata që flasin në emër të Islamit në fakt nuk dinë asgjë për këtë fe.
Përmes Xhamisë Parajsa erdhën e na vizituan shumë njerëz, për të bërë intervista me ne muslimanët dhe për të marrë një imazh të saktë të Islamit dhe përgjigjet e duhura për Islamin.
Në këtë xhami, siç u përmend tashmë, njerëzit vijnë jo vetëm për t’u lutur, ata vijnë këtu dhe për shembull për të takuar miqtë e tyre, për të pirë një kafe, ose për të lozur një lojë bilardo dhe ne gjithmonë kemi mundësi të mbajmë një vesh të hapur për problemet dhe sfidat e tyre.
Në këtë xhami ne kemi ftuar shumë intelektualë, dijetarë dhe ambasadorë për të mbajtur fjalime, për t’i mësuar anëtarët e tyre si sillet njeriu në mënyrën e duhur këtu, për të respektuar ligjin në këtë vend dhe për të qenë mirënjohës ndaj njerëzve këtu në Zvicër, dhe kështu, për t’ua mundësuar 600000 muslimanëve imigrantë të jetojnë dhe punojnë ose studiojnë këtu. Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, ka thënë: Ai i cili nuk është mirënjohës ndaj njerëzve, nuk është mirënjohës as ndaj Krijuesit të tij.
Unë dua të ndaj me ju një këshillë të një dijetari të shquar, atë unë një herë e mora nga Dr. Tarik Ramadan, ai thoshte, nëse ti jeton në një vend të huaj dhe dëshiron të jesh produktiv, atëherë duhet të përmbahesh në 3 fjalët vijuese me shkronjën „L“:
1. Njih ligjet e vendit (Know the LAW of the Country – Kenne die Gesetze des Landes)
2. Njih gjuhën e vendit (Know the LANGUAGE of the Country – Kenne die Sprache des Landes)
3. Ji besnik ndaj vendit (Be LOYAL to the Country – Verhalte dich dem Land gegnüber loyal)
Për sa i përket bashkëjetesës në paqe në mes të muslimanëve dhe jo-muslimanëve, ne kemi shumë shembuj të mirë që ne duam të ndajmë me jomuslimanët, për shembull, se profeti Muhamed paqja dhe bekimet qofshin mbi të, i cili jetonte në Mekë sëbashku me politeistët, ishte i përfshirë në aktivitetet shoqërore, ai ishte i njohur si i besueshmi.
Një histori shumë interesante në lidhje me Profetin Muhamed
Në natën në të cilën Profeti u detyrua të largohej nga Meka, meqë jomuslimanët i kishin besuar atij aq shumë për këtë arsye ia kishin dorëzuar Profetit të gjitha gjësendet me vlerë, të tilla si ari, për t’u kujdesur për to, ata aq shumë i besonin Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi qofshin mbi të. Dhe Profeti nuk po mund të arratisej për këtë arsye edhe pse jeta e tij ishte në rrezik, kështu që ai e thirri Ali ibn Ebi Talibi-n, dhëndrin e tij, për t’i dorëzuar sërish gjësendet tek pronarët. Nga ky tregim ne të gjithë mund të mësojmë shumë, sidomos për vlerën e përgjegjësisë. Dhe kështu ne muslimanët ndjehemi përgjegjës për atë që na është dhënë, për shembull në vendet tona të punës, në aeroporte, në stacionin e trenit etj., pra, ne të gjithë duhet të japim më të mirën që të mbrojmë njëri-tjetrin.“ Me këtë tregim Imami Dragusha e përmbylli ligjëratën e tij.
Në fund të ftuarit u shërbyen me një tryezë me specialitete nga Ballkani, gjë që gjithashtu ishte një mundësi për një shkëmbim të mëtejshëm të mendimeve.
Imam dhe Mësimdhënës i Fesë: Feim DRAGUSHA
Bachelor: Shkencat Islame (Islamic Studies)
Magjistër Shkencat Krahasuese Fetare (Comparative Religions)
Datë: 10. 12. 2016
Vendi: Xhamia “Xheneti“ St. Gallen