
Në kuadër të përfitimit të njohurive lidhur me temat aktuale që kanë të bëjnë me radikalizimin e të rinjëve në sfera të ndryshme të jetës, Unioni i Imamëve Shqiptarë dhe Universiteti i Freiburgut, gjatë fundjavës që po lëmë mbrapa, më 21 janar, 2017, organizuan seiminar njëditorë në lokalet e xhamisë në Regensdorf.
Ky seminar kishte për qëllim shkëmbimin e njohurive që lidhen me preventivat kundër radikalizimit, si dhe shkëmbimi i ideve për të ndihmuar të rrinjtë, me qëllim të parandalimit të rasteve të këtilla.
Mbi 20 imamë shqiptarë, nga xhami të ndryshme të Zvicrës, iu përgjigjen ftesës së organizatorëve. Ligjërues mbi këtë temë u paraqitën Bacem Dziri, nga Instituti për teologji islame në Osnabrück dhe Agroj Ibraj, përfaqësues i Organzatës OJA, ndryshe kjo një organizatë e qytetit të Zyrihut, që kujdeset per integrimin e të rrinjve në shoqërinë zvicerane.
Diku në mes diskutimeve imamët Mehas Alija nga xhamia El Hidaje në St. Galen dhe Bakim Alimi nga xhamia e Wilit, prezentuan programin dhe aktivitetet me të rrinjtë e këtyre dy qendrave fetare islame.
U diskutua gjërë e gjatë për mënyrën se si një i ri mund të radikalizohet. Në këtë drejtim u përmend Vehabizmi dhe rrymat e tjera anatemuese, tekfiriste, si rryma dhe grupe radikale, të cilat mund të ndikojnë në radikalizimin e të rrinjve kudo në botë. Gjithashtu, u paraqitën dhe disa mundësi të cilat do të kontibuonin në parandalimin e kësaj dukurie destruktive.
Puna dhe kontakti i përfaqësuesve të xhamive me autoritetet komunale, kantonale dhe ato shtetërore, është një ndër prioritetet që do të ndikonte në parandalimin e radikalizmit në njërën anë, por do të shërbente edhe për zvoglimin e Islamofobisë, një dukuri kjo e cila është në ritje e sipër. Ishin këta disa nga pikat, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin dakort.
Kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë, Nehat Ismaili, e vlerësoi punën e seminarit njëditor, duke falënderuar në rradhë të parë organizatorët, ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit, si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në të arrdhmen.
Irfan Agushi









