Zvicra shënon ditëlindjen e Pejgamberit s.a.v.s.
Bilal ibn Rebbah el Habeshiu, sahabiu i ndershëm i Resulullahit s.a.s, për shkak të jetës së tij të rëndë, kalimit të tij prej prangave të rrobërisë deri në thirës të lirësë, dhe muezin të pejgamberit të njerzisë, u bë figurë e rëndësishme në historinë islame dhe personalitet i dëshiruar te muslimanët.
Ngjyra dhe raca e tij e zezë, falë Islamit nuk e mposhti në fund të shoqërisë islame por përkundrazi, ngriti në pjedistalin e lartë dhe atë, muezin i Resulullahit dhe sahabij të tij.
Ky personalitet me virtyte të larta njerëzore përjetoi torturat edhe më të dhëmbshme, por Allahun një nuk e mohoi. Ky guxim bëri që edhe poet dhe shkrimtarë e njerëz të lapsit, të mendojnë dhe shkruajnë për këtë simbol të ekzistencës dhe rezistencës.
Për këtë nuk ngurroi të shkruajë edhe profesori ynë, z. Mahir Hasani, profesor i lëndës së gjuhës arabe pranë Medresesë së Mesme në Shkup, Isa Beu, i cili shkoi edhe më largë saqë jetën e këtij personaliteti e shëndroi në një skenarë të mrekullueshëm.
Ky skenarë u fut në skenë në vitin 1991 kur rolet kryesore i luanin nxënësit e medresesë nën regjinë e z. Xhevat Limanit. Asaj bote u prezentua kjo shfaqe në qytete të ndryshme në Maqedoni dhe në Kosovë dhe me largimin e kësaj gjenerate nxënësish nga medreseja, përfundoi edhe prezentimi i kësaj shfaqe.
Me interesimin dhe bashkpunimin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë me xhaminë në Wil të Zvicrës, u arritë edhe një riorganizim i kësaj drame, por kësi rendi me aktorë dhe regjiserë profesional.
Rolet dhe angazhimet kryesore në këtë pjesë teatrale ishin:
Elmir Sejfullahi- Bilali
Vebi Qerimi- Fadli dhe Vjehri
Naime Azi- Nëna dhe Hindeja
Hajrullah Ramizi- Rebbahu dhe Robi
Burhan Amiti- Umeje
Sami Mustafa- Ebu Xhehli
Ibrahim Xhemaili- Fallxhori dhe Fajdexhiu dhe ky është njëkohesisht edhe mjeshtri i dritave
Esnes Deari- Skenografi
Ahmet Jakupi- Regjisori
Mahir Hasani- Autori dhe Skenari






