Përkitazi me zekatin e qirasë së paluajtshmërive
VENDIME TË SESIONIT TË NJËMBËDHJETË TË Akademisë së Fikhut Islam, pranë Ligës së Botës Islame, I MBAJTUR PREJ DITËS SË DIEL13 REXHEB DERI NË DITËN E DIEL 20 REXHEB1409H/ 19-26SHKURT 1989
VENDIMI I PARË
PËRKITAZI ME ZEKATIN E QIRASË SË PALUAJTSHMËRIVE
I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut Nji, përshëndetjet, paqa dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame, në seancën e tij të njëmbëdhjetë, të mbajtur në Meke El-Mukerreme prej ditës së Diel 13 Rexheb 1409h që përputhet me datën 19 Shkurt 1989 të kalendarit Gregorian deri në ditën e diel 20 Rexheb 1409 që përputhet me datën 26 Shkurt 1989 të kalendarit Gregorian, e shqyrtoi çështjen e zekatit të qirasë së paluajtshmërive. Pas debatit dhe ndrrimit të mendimeve përkitazi me çështjen në fjalë, vendosi me shumicë si vijon:
I – Paluajtshmëria e destinuar për banim, konsiderohet prone e njeriut për të cilën nuk obligohet zekati, as për vetë paluajtshmërinë dhe as për vlerën e qirasë së saj.
II – Paluajtshmëria e destinuar për tregti, trajtohet si mall tregtie ashtu që obligohet të jepet zekat për këtë paluajtshmëri duke e vlerësuar vlerën e saj kur të kalojë afati prej një viti.
III – Paluajtshmëria e destinuar për t’u dhënë me qera, zekati obligohet vetëm për qiranë, e jo edhe për paluajtshmërinë.
IV – Marrë parasyshë se qeraja është obligim material i shfyrtëzuesit të paluajtshmërisë ndaj pronarit që e jep atë me qera prej momentit të aktit të qerasë, obligohet të jepet zekati i qerasë, kur të mbushet një vit nga momenti i lidhjes së kontratës së qerasë, pas marrjes së qerasë.
V – Sasia e zekatit të paluajtshmërisë, nëse është e destinuar për tregti, dhe sasia e fitimit të realizohet prej paluajtshmërisë, nëse është e destinuar për qera, është 2,5% konform sasisë së zekatit të monedhave.
Bekimi i Allahut dhe paqa e përshëndetjet e shumta qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.
Falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah Omer Nesif.
SEKRETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM
Dr.Talal Omer BaFekih.
Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan , Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Reshid Kabbani, Muhammed Esh-Shadhli, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne (mendoj se nuk është kusht të kaloj një vit duke e bërë analogji qeranë e paluajtshmërisë me mineralet. Ky qëndrim është edhe mendim I Ahmedit, sipas një transmentimi prej tij), Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Bekër Ebu Zejd ( llogaritja e vitit bëhet prej kur merret qeraja), Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud (unë mendoj se llogaritja e vitit fillon prej kur merret qeraja), Dr.Jusuf El-Kardavi (nuk pajtohem me pikën katër dhe pesë).[1]
[1] Në këtë séancë nuk morrën pjesë: shejh Salih Uthejmin, shejh Mebruk Mes’ud El-A’vadi, shejh Muhamed Mahmud Es-Savaf, shejhEbu-l-Hasen Ali El-Hasenij En-Nedvij, shejh Hasenejn Mahluf dhe Muhamed Shit Hattab.