Sot, 22.01.2018, e hënë, një klasë e nivelit të pestë, Mittelstufe, siç quhet ndryshe, nga shkolla e Mörschwilit vizitoi xhaminë shqiptare “Ikre – Lexo” në Rorschach.
Me këtë rast, pas urimit të mirëseardhjes nga imami, Burim ef. Sherifi, i cili ishte i shoqëruar me kryetarin e xhamisë, Agim Kasami, nxënësit u njoftuan për bazat e fesë islame, si dhe për historikun dhe pjesët përbërëse të xhamisë.
Në fund, mysafirët e shfrytëzuan rastin për të parashtruar pyetje të ndryshme në lidhje me islamin dhe muslimanët.
Po ashtu, nga ana e xhamisë ishte përgatitur edhe një koktej modest për nxënësit dhe mësueset.
“Ngelet me shpresë se këto vizita do të kenë efektin e vetë, e që do të duhej të shërbenin për një njohje sa më të mirë me njëri-tjetrin”, ishte porosia e imamit me rastin e përshëndetjes me nxënësit e shkollës së Mörschwilit.